Categories: maqedoni

Tetë inspektorë kallëzohen për rastin “Pulse”, dyshohet se për vite të tëra nuk ushtruan kontrolle

Në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan është paraqitur kallëzim penal ndaj S. Sh. S. (53) nga Makedonski Brod, S. Gj. (59) nga Shkupi, si edhe ndaj Z. M. (64), S. Z. (61), T. K. (42), N. D. (43), G. P. (41) dhe M. Z. S. (44), të gjithë nga Koçani. Ata dyshohen për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave në kallëzim, në periudhën nga viti 2022 deri më 16 mars 2025, të dyshuarit, si persona zyrtarë në Inspektoratin Shtetëror të Punës, ndonëse e kishin për detyrim ligjor të ushtronin mbikëqyrje inspektuese, nuk kanë hapur në asnjë rast procedurë sipas detyrës zyrtare për kontroll ndaj objektit hotelierik “Pulse” në Koçan.

Policia thekson se, megjithëse bëhej fjalë për të vetmin lokal të këtij lloji në territorin e Komunës së Koçanit gjatë një periudhe 13-vjeçare, aty nuk ishte realizuar asnjë inspektim, në kundërshtim me obligimet që dalin nga Ligji për Mbikëqyrje Inspektuese.

Në kallëzim përmendet se mosveprimi ka bërë që të mos pengohej funksionimi i paligjshëm i objektit, ndërsa të punësuarit të përballeshin me rrezik, pasi ushtronin punën në një hapësirë që nuk ishte kontrolluar për kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, si edhe për respektimin e të drejtave themelore që burojnë nga marrëdhënia e punës.

Sipas policisë, përmes këtij mosveprimi, objektit “Puls” iu krijua mundësia që në mënyrë të paligjshme të vazhdonte ushtrimin e veprimtarisë hotelierike dhe të siguronte dobi pasurore të kundërligjshme në shumën e përgjithshme prej 1.255.977 denarësh.

Ky kallëzim penal shënon vazhdimin e hetimeve për përgjegjësinë e mundshme institucionale që lidhet me funksionimin e diskotekës “Pulse”, e cila ndodhet në qendër të vëmendjes së organeve hetimore pas zjarrit tragjik të ndodhur në këtë objekt.

të fundit

Ekspertët e ushqyerjes tregojnë çfarë efekti ka çaji i gjelbër te shëndeti i mëlçisë

Kur flitet për shëndetin e mëlçisë, shumica e njerëzve mendojnë së pari për alkoolin, por sëmundja joalkoolike e mëlçisë yndyrore…

3 minutes ago

“Pas protestave fshihet Kremlini”/ Ambasada ruse reagon pas deklaratës së Ballës: Na habitën! Qeveria të ketë kujdes me deklaratat, po kërkojnë armiq aty ku nuk ka

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Blendi Gonxhja dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant…

8 minutes ago

MPB: Në 24 orët e fundit u arrestuan 23 persona, te të cilët u zbuluan substanca narkotike

Nëpunësit policorë gjatë 24 orëve të fundit kanë privuar nga liria 23 persona në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kriva Pallankë,…

9 minutes ago

Ekskluzive: Monza fut në orbitën e Serie A Meriton Korenicën

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, mund të bëjë hapin e madh në karrierë, duke kaluar në një nga…

15 minutes ago

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës. A. Gjilaj, 29 vjeçe, ka…

17 minutes ago

“Lironi çunat, deputetja e PD, Jorida Tabaku mes protestuesve përballë burgut te “Mine Peza”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shfaqur mes protestuesve, të cilët një ditë më parë marshuan në paraburgimin te…

20 minutes ago