Categories: maqedoni

Andonovski: Dokumentet në “m.Uslugi” nuk vlejnë ende për kontrollet e policisë

Letërnjoftimi digjital dhe patenta e shoferit në aplikacionin “m.Uslugi” nuk mund të përdoren për momentin gjatë kontrolleve policore. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sqaroi se sistemet e institucioneve ende nuk janë përshtatur për verifikimin e dokumenteve elektronike.

Sipas tij, Ministria e Brendshme duhet të përshtatë sistemet e saj që punonjësit e policisë të mund t’i kontrollojnë këto dokumente.

Të lidhura

None found

Në promovimin e djeshëm të “m.Uslugi”, Andonovski tha se identifikimi me kartën elektronike të identitetit nuk është ende i mundur, pasi policia nuk ka mënyrë të verifikojë vlefshmërinë e portofolit digjital.

Portofoli digjital parashikohet në Ligjin për Dokumentet Elektronike dhe Identifikimin Elektronik, por duhen edhe ndryshime në aktet nënligjore. Disa rregullore vazhdojnë t’u kërkojnë qytetarëve paraqitjen e dokumenteve fizike.

“m.Uslugi” është i disponueshëm për pajisjet Android dhe iOS. Përmes tij, aktualisht mund të aksesohen karta elektronike e identitetit, patenta e shoferit dhe formularët M1, M2 dhe M4.

Qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë me vete letërnjoftimin dhe patentën e shoferit derisa të përshtaten sistemet dhe rregulloret.

të fundit

Pyetjet për korrupsionin dhe akuzat ndaj Ballukut, Rama përplaset me gazetarin amerikan: Nuk jam këtu të ndaj ndjenjat

Gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të Channel 5, kryeministri Edi Rama është përballur me pyetjet në lidhje me…

9 minutes ago

Studentët u vënë flakën dordolecëve të Ramës dhe Berishës, aktivisti kërkon largimin e tyre: E kanë mbajtur vendin peng për 36 vite

Protestuesit kanë shprehur dhe njëherë pakënaqësinë e tyre me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe me opozitën e Sali…

10 minutes ago

Heidi Baci rrëfen sfidat në “Për’puthen”: Afërsia me konkurrentët dhe përpjekja për të ruajtur autoritetin

Heidi Baci ka folur për eksperiencën e saj si moderatore e programit “Për’puthen”, sfidat e drejtimit të emisionit, raportin me…

11 minutes ago

Zjarr i madh në rafinerinë e HPCL-së në Indi, punonjësit dëshmojnë për zhurmë shpërthimi

Një zjarr i madh shpërtheu në një ndër rafineritë më të madhe të naftës në Indi, duke shkaktuar panik te…

13 minutes ago

Ndahet nga jeta Samka Ibraimovski, drejtues i PCER-së dhe ish-ministër

Ka ndërruar jetë Samka Ibraimovski, kryetari i Partisë për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), ish-deputet dhe anëtar i Qeverisë…

17 minutes ago

Kasapolli skeptik për komisionin për rastin e Arlinda Zekajt: Pa zbatim, hetimet parlamentare nuk sjellin zgjidhje

Ish-ambasadori, Gëzim Kasapolli, ka kritikuar formimin e komisioneve hetimore, duke vlerësuar se ato nuk janë zgjidhje për problemet shoqërore nëse…

19 minutes ago