Drejtoria e Doganave ka bërë të ditur se në korrik janë mbledhur të ardhurat më të larta mujore të regjistruara ndonjëherë, në shumën 14,14 miliardë denarë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kjo vlerë përfaqëson një rritje prej 1,5 miliardë denarësh ose 11,8%.
None found
Sipas drejtorit të Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski, rezultatet tregojnë se sistemi i ndërtuar gjatë dy viteve të fundit po e forcon kapacitetin e shtetit për të siguruar më shumë të ardhura.
Nikollovski theksoi se thyerja për herë të katërt e rekordeve historike të arkëtimit brenda dy viteve të fundit nuk duhet parë vetëm përmes shifrave të regjistruara. Sipas tij, më me rëndësi është prirja e krijuar, e cila dëshmon efikasitetin e sistemit.
Rritja e të hyrave gjatë korrikut, sipas Drejtorisë Doganore, është ndikuar kryesisht nga shtimi i furnizimeve me pajisje nga Ministria e Mbrojtjes, importi më i madh i naftës dhe derivateve të saj, si dhe rritja e importit të duhanit dhe produkteve të duhanit.
Gjatë periudhës janar–korrik 2026, të ardhurat e realizuara nga Drejtoria Doganore arritën në 80,5 miliardë denarë, rreth 1,3 miliardë euro. Kjo shumë është 87,6 milionë euro më e lartë se ajo e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Mario Mitaj “Le të nisë argëtimi” [...]Read More...
Barcelona po luan me një dizajn të veçantë të fanellave në përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, ku në…
Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, ka njoftuar se është kthyer në vend, gati një vit pasi u largua…
Aleksandar Vuçiç u është drejtuar qytetarëve të Serbisë pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, në të cilat qytetarët serb…
Dy skandale të mëdha evazioni fiskal, që përfshijnë dy rrjete të njohura me xhiro miliona eurosh, kanë zbuluar autoritetet greke…
Skuadra angleze ka regjistruar vetëm një fitore në tetë ndeshjet e para të kampionatit, krahas katër barazimeve dhe tri humbjeve.…