maqedoni

Taravari: Një nga tre postet shtetërore, me Kushtetutë t’i takojë shqiptarëve

Një nga tre postet më të rëndësishme shtetërore në Maqedoninë e Veriut – presidenti, kryeministri apo kryetari i Kuvendit – duhet t’i takojë shqiptarëve dhe kjo duhet të jetë pjesë e Kushtetutës, tha Arben Taravari.

Taravari, që është kandidat i opozitës shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, tha se kjo mund të bëhet me ndryshimin e preambulës së Kushtetutës, përmes një procedure parlamentare.

Të lidhura

None found

Në një konferencë për media të mërkurën mbrëma në Tetovë, Taravari tha se ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën aktuale, që është kusht integrimin e shtetit në Bashkimin Evropian.

Veç kësaj, Taravari tha se ndryshimi duhet të përfshijë edhe heqjen e termit “20 për qind” për gjuhën shqipe apo ridefinimin e saj si “gjuhë shqipe”, si dhe zgjedhjen e presidentit në të ardhshëm nga ana e Kuvendit, dhe jo përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

“Tani e kemi mundësinë që së bashku të forcojmë demokracinë konsensuale në mënyrë kushtetuese, tani mund të sigurojmë njërin nga tre postet kryesore shtetërore që me automatizëm t’i takojë shqiptarëve si kombi i dytë shumicë në Maqedoni [të Veriut]”, tha kandidati për president i opozitës shqiptare.

Ai ftoi që programi i tij të mbështetet edhe nga partitë tjera, e në veçanti nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që është në pushtet.

Deklarata e tij vjen në momentin kur Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet njoftoi të mërkurën se kryesia partiake ka vendosur që presidenti aktual, Stevo Pendarovski, të jetë kandidat i saj për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill.

Ndërkohë, partia opozitare maqedonase VMRO DPMNE, njoftoi përmes një komunikate se deputetja e kësaj partie, Gordana Siljanovska-Davkova, është e vetmja që ka paraqitur kandidaturën për presidente.

Siljanovska-Davkova garoi edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2019, të cilat i fitoi Stevo Pendarovski.

Nëse ajo do të hyjë për herë të dytë në garën presidenciale do të dihet pas konventës së partisë më 2 mars.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë bërë të ditur se kryetar i saj, Ali Ahmeti të enjten më 22 shkurt do të njoftojë kandidatin e kësaj partie për president.

Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen në dy raunde, i pari më 24 prill, ndërsa raundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj./rel

të fundit

Basha diskuton me dekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit për bashkëpunim në projekte strategjike

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka pritur në takim dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Florim Grajçevci,…

4 minutes ago

Ndalohen 18 drejtues mjetesh për vozitje të parregullt, mes tyre edhe dy të mitur

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë i privuan nga…

5 minutes ago

Besëlidhja zyrtarizon Antonio Delajn, firmë 2-vjeçare për ish-mesfushorin e Vllaznisë dhe Elbasanit

Antonio DelajAntonio Delaj është futbollisti më i ri i Besëlidhjes [...]Read More...

6 minutes ago

Projekti për Zvërnecin/ Kompania e Kushner për FT: E ardhmja e tij do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe populli shqiptar

Projekti i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan është bërë temë e diskutimeve të gjera në median…

7 minutes ago

Apartment prices in Skopje continue to rise

Çmimet e banesave në Shkup kanë vijuar të rriten edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, sipas të dhënave…

19 minutes ago

Mexhiti: The Ministries of Justice, Culture and Inter-Community Relations carry key weight in improving the position of Albanians

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se marrja e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrisë…

19 minutes ago