Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut, duke thënë se ka ardhur koha për një president shqiptar.
Gjatë një vizite në Gostivar, Taravari ka deklaruar se është koha për një president të vërtetë shqiptar e jo teknik.
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut mbahen më 8 maj.
“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Evropiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit… Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardhur koha që të ketë një president shqiptar, por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet”, ka thënë Taravari.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjidhet duke përdorur një sistem të modifikuar dy rundesh. Një kandidat mund të zgjidhet në rundin e parë të votimit vetëm nëse ata marrin ekuivalentin e mbi 50% të votave nga të gjithë votuesit e regjistruar. Në rundin e dytë, pjesëmarrja e votuesve duhet të jetë së paku 40% që rezultati të konsiderohet i vlefshëm.
Aktualisht, president i Maqedonisë së Veriut është Stevo Pendarovski.
Kërkesa e Taravarit që ASH-ja të shkojë në zgjedhjet e 8 majit me opozitën shqiptare ka nxitur reagime brenda partisë, të cilët janë të ndarë. Sekretari i partisë ka thënë se ASH-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje.
ASH-ja aktualisht është pjesë e pushtetit me BDI-në, e cila ka kryeministrin teknik Talat Xhaferi.
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.7 lekë. Euro blihet me 90.6 lekë…
Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka deklaruar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina mund të shënojnë…
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, janë paraparë të mbahen disa takime të komisioneve parlamentare, ku…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh…
Dashi Dashi do ta nisë ditën me shumë energji dhe me dëshirën për të arritur objektiva konkrete. Kjo mund të…