Categories: maqedoni

Taravari: ASH mund të rikthehet në qeveri vetëm mbi bazën e një marrëveshjeje të re

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se VLEN-i, sipas tij, nuk vendos për asgjë dhe se nuk është në dijeni për zhvillimet, pasi “nuk janë aty hiq”.

Në emisionin “Debat në Shenja”, Taravari u shpreh se ata “s’janë pari hiq” dhe se nuk kanë informacione për atë që ndodh. Sipas tij, sulmi shpesh përdoret si forma më e mirë e mbrojtjes dhe, siç tha, ata mund të bëjnë vetëm sulme. Ai shtoi se nuk mund të thotë që gjatë kohës së BDI-së nuk ka pasur ndikim nga Serbia ose Ballkani i Hapur.

Të lidhura

None found

Taravari theksoi se BDI-në e kanë dërguar bashkë në opozitë dhe se kjo, sipas tij, ka qenë një veprim shumë i mirë, duke kujtuar se tashmë janë bërë dy vjet. Ai u bëri thirrje që të veprojnë, duke thënë se nëse BDI-ja e ka sjellë Serbinë, atëherë ta largojnë nëse kanë ndikim, ndërsa shtoi se ai e di mirë “se kush s’ju pyet”.

I pyetur nëse Aleanca për Shqiptarët mund të rikthehet në Qeveri, Taravari tha se është nënçmuese të hysh sërish aty prej nga ke dalë, por nuk e përjashtoi që një gjë e tillë të ndodhë nëse arrihet një marrëveshje e re.

Ai sqaroi se kjo do të mund të diskutohej vetëm në rast se do të kishte një marrëveshje të re, ku të përfshiheshin të paktën garanci për nisjen e negociatave me BE-në dhe për ndryshimet kushtetuese. Në të kundërtën, sipas Taravarit, nuk ka asgjë për t’u diskutuar.

të fundit

Minor assaulted in schoolyard in Gostivar region, peers post footage on social media

Një i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme, në rajonin e Gostivarit.Rastin…

4 minutes ago

1,026 master’s degree holders and 39 PhD holders unemployed in North Macedonia

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të…

4 minutes ago

Sejdiu flet për takimin e liderëve të VLEN-it me Mickoskin: Në fokus qëndrueshmëria e shumicës dhe ndryshimet kadrovike

Krerët e VLEN-it mbrëmë zhvilluan një takim të rregullt me kryeministrin, në kuadër të takimeve që mbahen çdo dy javë…

4 minutes ago

Micheál Martin welcomes Albin Kurti at the opening of the European Political Community meeting in Dublin

Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin u prit nga homologu i tij irlandez Micheál Martin.…

4 minutes ago

ICAO nis inspektimin e aviacionit civil në Maqedoninë e Veriut pas 17 vitesh

Pas ndërprerjes 17-vjeçare, një ekip inspektorësh nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) ndodhet në Maqedoninë e Veriut që nga…

4 minutes ago

Musliu and Sveçla clash in parliament over Kosovo Police uniforms

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për mungesën…

5 minutes ago