Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim pune me Granit Osmanin, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, për të thelluar bashkëpunimin institucional dhe për të siguruar aplikimin e pandërprerë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, sipas komunikatës së Ministrisë së Drejtësisë.
None found
Gjatë diskutimeve u nënvizua se respektimi i plotë i këtij ligji përbën një detyrim ligjor dhe një shtyllë themelore të sundimit të së drejtës, sigurisë juridike dhe aksesit të barabartë të qytetarëve në institucione.
Shasivari rikonfirmoi angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për forcimin e mekanizmave institucionalë që garantojnë respektimin e normave ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të qytetarëve.
Nga ana e tij, drejtori Osmani vuri në dukje se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ofron asistencë profesionale dhe praktike për organet shtetërore në implementimin e ligjit, nëpërmjet udhëzimeve, rekomandimeve dhe ndihmës eksperte. Agjencia mbikëqyr avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht për komunitetin që përbën të paktën 20 për qind të popullsisë.
Në vijim, bashkëpunimi institucional do të intensifikohet përmes koordinimit dhe aktiviteteve të përbashkëta, të cilat do të ndihmojnë në zbatimin më efektiv dhe të vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në çdo institucion shtetëror.
Studentët kanë përcjellë një mesazh ironik nga protesta para Kryeministrisë, duke iu referuar shpërblimit prej 2500 eurosh për efektivët e…
Klubet dhe organizatat shqipfolëse mund ta përdorin falas Listub Studio, platformën e re të një kompanie kosovare në Gjermani Galveo…
Rizvanolli dhe Kusari-Lila para deputetëve në dhjetor, Komisioni për Ekonomi i cakton prioritetet. Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi,…
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka qenë e vetmja…
Në gatishmëri të shtuar ndodhen forcat e policisë greke pas trazirave në Francë dhe vendet e tjera europiane. Protestat e…
Këshilli i Prokurorëve Publikë, Prokuroria Publike dhe Shoqata e Prokurorëve Publikë kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të vendosë urgjentisht për ndryshimet…