Categories: maqedoni

Tahiri kundërpërgjigjet ndaj Ilire Dautit: Votat nuk merren përmes viktimizimit

Zekirja Tahiri, deputet i VLEN-it, ka reaguar pas deklaratave të bëra në seancën plenare nga deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti. Ajo kishte akuzuar Tahirin dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, se kanë firmosur një dokument të hartuar në gjuhën maqedonase, përcjell zyrtare.net.

Të lidhura

None found

Në përgjigjen e tij, Tahiri e ka quajtur Dautin “aktore”, duke vlerësuar se akuzat e saj synonin ta ofendonin.

“Që në fillim ia kam çjerrë maskën asaj se vetëm një aktore e mirë mund të jetë. Nuk kam gabuar asnjëherë në përshkrimin e njerëzve”, shkruan Tahiri.

Deputeti i VLEN-it pretendon gjithashtu se Dauti ka pasur “koketim me VMRO-në dhe LSDM-në”. Sipas tij, edhe deputetja e Lidhjes Shqiptare ka nënshkruar dy dokumente në gjuhën maqedonase.

Në përmbyllje të postimit, Tahiri shprehet se pëlqimet në rrjetet sociale mund të sigurohen, por jo votat. Ai shton se “viktimizimi”, sipas tij, mbetet e vetmja strategji e kundërshtares së tij politike, ndërsa reagimin e mbyll me fjalët: “Pushime të mbara”.

të fundit

Clashes with students at protest prompt Berisha to call for opposition unity in local elections

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

2 seconds ago

Kosova fiton 10 medalje në Kampionatin Ballkanik të Karatesë

Përfaqësuesja e Kosovës në karate e ka përmbyllur me sukses Kampionatin Ballkanik, që u mbajt në Stamboll të Turqisë, duke…

13 seconds ago

Suspected of running dozens of companies, taxi driver linked to VAT fraud scheme worth more than 40 million euros

Autoritetet gjyqësore në Greqi kanë vendosur të mbajnë të bllokuara llogaritë bankare, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e personave dhe…

18 seconds ago

Përplasje e rëndë mes dy trenave në Egjipt: 4 viktima dhe mbi 90 të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën…

27 seconds ago

Milani mposht Genoan 2-1, Pulisic dhe Cisse shënojnë në pjesën e parë

Milani ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Genoas, në kuadër të javës së 11-të në Serie A, ku nuk…

30 seconds ago

NAME/ Tried to use a pistol in a fight in Vlora; 34-year-old arrested, metal knuckle duster also found

Policia e Vlorës ka arrestuar 34-vjeçarin Mario Meçanaj, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armë zjarri gjatë një konflikti…

36 seconds ago