Categories: maqedoni

Studentët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut solidarizohen me Kosovën: Kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Studentët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut i janë bashkuar thirrjeve për një proces të drejtë gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së vendimit përfundimtar nga Gjykata Speciale në Hagë, që pritet të bëhet më 16 shtator.

Të lidhura

None found

Besjan Rexhepi, përfaqësues i Unionit të Studentëve Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët e Kosovës dhe ka kërkuar që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe të paanshme.

Sipas Rexhepit, vendimet e drejtësisë duhet të mbështeten vetëm në prova dhe fakte, pa ndërhyrje politike apo zbatim të standardeve të dyfishta.

“Në cilësinë e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, qëndrojmë në solidaritet me studentët e Kosovës dhe japim mbështetjen tonë të plotë për një proces gjyqësor të drejtë, transparent dhe të paanshëm. Jemi të bindur se drejtësia duhet të udhëhiqet vetëm nga faktet dhe provat, pa ndikime politike e pa standarde të dyfishta. Si brez i ri, kërkojmë drejtësi, barazi dhe respektimin e të drejtave themelore të çdo individi”, ka deklaruar Rexhepi.

Gjatë këtij procesi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli kanë mohuar akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke u deklaruar të pafajshëm. /Telegrafi

të fundit

Gjoba deri në 500 mijë lekë për shkeljet në tubime, qeveria miraton masa të reja ligjore

Qeveria ka miratuar nismat e para të paketës së re ligjore kundër dhunës, të prezantuar pas protestave të dhunshme. Masat…

4 minutes ago

Qeveria miraton 5 milionë lekë për trajtimin mjekësor të Erion Vishkullit

Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, që përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin…

7 minutes ago

Herrera: Mourinho e kishte kuptuar çfarë po ndodhte te City, si në “The Simpsons

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka kritikuar Manchester Cityn lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premierligës,…

7 minutes ago

Skënderbeu kalon në avantazh ndaj Laçit, “Ujqërit” mbyllin pjesën e parë në epërsi në Korçë

Skënderbeu - LaçiKa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu – Laçi me rezultatin 1 - 0 në favor të…

13 minutes ago

Cristiano Ronaldo i vitit 2008 shpallet fituesi më i mirë i Topit të Artë në histori

Vetëm dy ditë pas ceremonisë së Topit të Artë, revista franceze France Football ka prezantuar një çmim të ri të…

25 minutes ago

Thaçi: Zyrtarët në rastin e Arlindës duhej të largoheshin menjëherë, pa pritur raportet

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, ka thënë se të gjithë zyrtarët e përfshirë në trajtimin e rastit…

27 minutes ago