Në 18 maj studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, do të dalin sërish në protestë për të kërkuar të drejtë e tyre legjitime që provimi i jurisprudencës të bëhet në gjuhën shqipe.
Vjosa Osmani nga Vitia tha se Kosova do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre.
None found
“Shumë shpejt studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut organizojnë edhe një protestë për të mbrojtur gjuhën shqipe, të drejtën e tyre në arsim. Nga Vitia më lejoni t’u jap përkrahjen tonë të plotë, do të jemi me ta deri në fund, për të mbrojtur të drejtat e tyre që i kanë fituar në procese ndërkombëtare. Ne si Kosovë nuk duhet të përzihemi në çështje partiake në RMV, por asnjëherë nuk do të lejojmë që të drejtat e tyre të cënohen”, u shpreh Vjosa Osmani.
Në mbështetje të protestës së radhës të studentëve ka dalë edhe Ministri i administratës publike në Malin e Zi, Marash Dukaj.
“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje, por një të drejtë themelore: të mësojnë dhe të vlerësohen në gjuhën e tyre amtare.
Kjo e drejtë garantohet nga ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare, sepse gjuha është themel i identitetit dhe dinjitetit kombëtar. Shoqëritë demokratike maten nga respekti që tregojnë për të drejtat e komuniteteve dhe zbatimin e barabartë të ligjit.
Mbështetje e plotë për studentët që me dinjitet po kërkojnë atë që u takon. Koha është për zbatim, jo për justifikime”, shprehet ai.
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka ndarë momentin më personal dhe prekës deri më tani nga beteja e saj me…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se interpelanca e kërkuar për kryeministrin Albin Kurti,…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane i bëri thirrje ambasadorit të…
Mbi 450 shkolla në Gjermani dhe disa institucione arsimore në Danimarkë janë përfshirë këtë të hënë në një valë kërcënimesh…
Armenia po planifikon të lidhë rrjetin e saj energjetik me atë të Turqisë dhe Azerbajxhanit, në një zhvillim që shënon…
Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse të re për pasuritë që tejkalojnë vlerën e…