maqedoni

Spitali i Ohrit në krizë, mezi mbulon shërbimet

Spitali i përgjithshëm i Ohrit është në gjendje të rëndë. Për shkak të bllokimit të llogarisë bankare me borxh mbi 3.5 milionë euro, i cili çdo ditë rritet, gjashtë automjetet e ambulancës janë jashtë funksionit, kështu që huazohen automjete për transportin e pacientëve në Shkup nga institucionet tjera shëndetësore, përkatësisht nga shtëpia shëndetësore në Ohër. Për shkak të kësaj, automjetet nuk mund të regjistrohen dhe të vihen në funksion, shkruan Alsat.

“Ne ishim i vetmi spital në rajon, ku në fillim nuk lejova të kërkojmë automjete. Por, për shkak të llogarive të bllokuara, për shkak të pamundësisë, tani përdorim shërbimet e një qendre shëndetësore, të njëjtën gjë bëjnë edhe spitalet e tjera. Ne kërkojmë të bashkohemi, si më parë. Mendoj se ishte formulë më e mirë. Kështu qendra shëndetësore u ndaj prej nesh. Përdorim automjete të qendrës shëndetësore kurse ekipi ynë shkon”, tha Goran Balev- drejtor i spitalit të përgjithshëm në Ohër.

Të lidhura

None found

Çdo ditë vijnë borxhe të reja. Një pjesë e borxhit, thotë Balev, është bërë për shkak të nevojës për sasi më të mëdha të oksigjenit dhe ilaçeve gjatë pandemisë, kur konsumonin deri në 200 shishe oksigjen në ditë, si dhe për pagesën e kujdestarive të mjekëve. Drejtori paralajmëron se pa ndihmën e shtetit vështirë se do të dalin nga kjo situatë. Ai i bën thirrje Ministrisë së shëndetësisë që t’u dalë në ndihmë menjëherë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se përcjellin punën e të gjitha institucioneve publike shëndetësore, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë financiar.

“Për këtë periudhë dyvjeçare lindën shpenzime që nuk janë parashikuar paraprakisht, nisur nga situata e pandemisë dhe të gjitha aspektet që lidhen me të”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se çdo institucion ka buxhet të caktuar për të cilin paraprakisht është rënë dakord mes drejtorisë së institucionit shëndetësor në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit Shëndetësor./Alsat.mk

të fundit

“E ke një shtëpi të dytë aty”, Prenga fton Joshuan në Shqipëri – britaniku befason me komentin

Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua, ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga përballja me Kristian Prengën, duke veçuar…

2 minutes ago

Nela: LDK duhet të shkëputet nga hija e Rugovës dhe të rikthehet te e djathta

Publicisti Milaim Nela e cilëson Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së si një moment kyç për të ardhmen e partisë dhe…

5 minutes ago

Detaje nga arrestimi i Ermal Beqirit në Francë: Fluturimi i dyshimtë mbi centralin bërthamor dhe pasuria miliona euroshe nga tenderat e AKSHI-t

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në programin e drekës në News 24 ka dhënë detaje për arrestimin e biznesmenit Ermal…

7 minutes ago

I riu gjobitet në Shëngjin, Lamallari: Plazhet u përkasin pushuesve, jo atyre që rrezikojnë jetën e të tjerëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas një rasti të konstatuar në plazhin e Shëngjinit, ku një…

9 minutes ago

Flamurtari siguron vazhdimësinë, rinovon deri në vitin 2028 me mbrojtësin maqedonas

FlamurtariTodor Todoroski do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Flamurtarit [...]Read More...

13 minutes ago

Barcelona hyn në konkurrencë me Real Madridin për Rodrin

Barcelona ka identifikuar kapitenin e Manchester Cityt, Rodrin, si objektivin kryesor për të zgjidhur mungesën në mesfushën defensive.Sipas gazetarit Matteo…

14 minutes ago