Categories: kosovë

Nela: LDK duhet të shkëputet nga hija e Rugovës dhe të rikthehet te e djathta

Publicisti Milaim Nela e sheh Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së si një pikë vendimtare për të ardhmen e partisë dhe të shtetit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të rishikojë rolin e saj politik, të distancohet nga nostalgjia për periudhën e Ibrahim Rugovës dhe të përqendrohet te forcimi i institucioneve dhe mbrojtja e interesave kombëtare.

Nela argumenton se LDK-ja është larguar nga identiteti i saj fillestar si forcë e djathtë dhe antikomuniste, çka ka ndikuar në humbjen e mbështetjes së elektoratit tradicional.

Ai shpreh kritika edhe për afrimin e partisë me ideologjitë e majta dhe me atë që e quan “sorosizëm”, duke kërkuar që Kuvendi të prodhojë një ndryshim të thellë në orientimin politik të LDK-së.

Postimi i plotë:

ÇFARË PRITET NGA KUVENDI I LDK-së?

Ditën e nesërme, LDK-ja mban Kuvendin e saj të jashtëzakonshëm.

Ky është një çast i rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e kësaj partie, e cila dikur kishte rol dominues në skenën politike, por edhe për të ardhmen e vetë Kosovës.

LDK-ja duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi pozitën dhe misionin e saj, duke pasur parasysh rolin që pret elektorati dhe mbi të gjitha interesin e shtetit të Kosovës.

Partia duhet ta pranojë se epoka e themeluesit të saj, Dr. Ibrahim Rugova, ka përfunduar prej 20 vitesh. Për këtë arsye, emri i tij nuk mund të përdoret apo të keqpërdoret si mbulesë për paaftësinë dhe dështimet e saj.

Dr. Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij vepruan në rrethana dhe në një periudhë krejtësisht të ndryshme. Misioni që ata i kishin vendosur vetes u përmbush me sukses të plotë, madje duke tejkaluar edhe objektiva që shumica e shqiptarëve të Kosovës nuk i kishin imagjinuar.

Ndërsa sot LDK-ja përballet me kushte të reja politike.

Sfida e kohës nuk është më çlirimi i Kosovës nga okupatori, por forcimi dhe konsolidimi i shtetit të saj.

Përballë Kosovës qëndrojnë sot sfida të tilla si funksionimi i institucioneve, mbrojtja e territorit dhe ruajtja e integritetit territorial ndaj një Serbie shumë agresive, të armatosur fuqishëm dhe veçanërisht aktive në diplomaci, sidomos në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

LDK-ja duhet të rikujtojë se është krijuar si një parti e djathtë dhe antikomuniste, edhe pse në gjirin e saj kanë ekzistuar fraksione të majta që u larguan shpejt.

Po ashtu, ajo duhet të analizojë me kujdes orientimin e saj të sotëm ideologjik, veçanërisht afrimin me faktorin Soros, të cilin e konsideroj një rrezik të madh jo vetëm për LDK-në, por edhe për të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi.

Nga këndvështrimi im, LDK-ja është larguar tërësisht nga pozicionet e së djathtës.

Sot, në Kosovë, praktikisht nuk ekziston asnjë parti e djathtë.

Si pasojë, një shoqëri me bazë konservatore dhe me vlera familjare e tradicionale ka mbetur pa përfaqësim politik.

Zhvendosja e frikshme e LDK-së drejt së majtës është, sipas meje, arsyeja kryesore përse zgjedhësi tradicional e ka braktisur në masë.

Udhëheqja e LDK-së duhet ta kuptojë se afrimi me partinë e krijuar nga Miladini e Dushani në Tiranë do të ndëshkohet nga votuesi i Kosovës.

Ajo duhet gjithashtu ta marrë seriozisht sorosizmin, përndryshe ky faktor do ta gërryejë dhe shkatërrojë, ashtu siç ka bërë me partitë politike në Shqipëri.

Soros dhe sorosizmi nuk janë çështje për t’u marrë me shaka. Ata janë një kancer i vërtetë dhe, nëse nuk luftohen me të gjitha mjetet, nesër mund të jetë tepër vonë edhe nëse vjen një kthjellim.

Presim seriozitet dhe lajme të mira nga Kuvendi i nesërm i LDK-së.

të fundit

Ali Ahmeti për Nexha Lutfisë: Pas 25 vitesh pranë meje, humba një mik

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë, i njohur si Nexha, i…

4 minutes ago

Justina Shiroka-Pula, me lidhje profesionale dhe familjare me shqiptarët e Maqedonisë

Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës. Deri tash ajo ka qenë kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të…

5 minutes ago

ASH kërkon transparencë për vaksinat BCG: Shëndeti i fëmijëve nuk është vend për eksperimente

Informacionet për vaksinat BCG ngrenë shqetësime serioze dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë dhe VLEN, thonë nga…

6 minutes ago

Dy menaxherë financiarë të “Lotarisë Shtetërore” nën arrest shtëpiak dhe paraburgim, dyshohen për përvetësimin e 1.3 milion eurove

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duke vepruar sipas një propozimi nga Prokuroria, urdhëroi paraburgim dhe…

6 minutes ago

Gjoko Ristov’s mother: I hid the 350,000 euros in the wall myself; I earned them selling watermelons, peppers and grapes

Në seancën e sotme gjyqësore për ish gjyqtarin Gjoko Ristov, dëshmuan prindërit e tij lidhur me 350 mijë eurot e…

14 minutes ago

Anne Carson wins the Nobel Prize in Literature for blending poetry with classical tradition

Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, është nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi për këtë vit. [...] Read More...…

14 minutes ago