maqedoni

Spasenovski: Përjashtimi i BDI-së nga qeverisja do t’i komplikojë punët në shtet

“Qeveri të zgjeruar pa Bashkimin Demokratik për Integrim vetëm do t’i komplikojë punët. Në kushtet e sfidave të rënda politike, siç është ngecja eventuale e integrimeve evropiane, mendoj se më së paku që i duhet këtij vendi është përjashtimi i BDI-së nga pjesëmarrja në qeverisjen e vendit. Kështu ka deklaruar profesori universitar, Aleksandër Spasenovski, për Radio Evropa e Lirë.

Ai për Radio Evropa e Lirë, deklaroi se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së karshi BDI-së në këtë situatë politike mund t’i përziejë më tej gjërat në vend.

Të lidhura

None found

“Pra, nga pikëpamja e qëllimeve të kërkesave të VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e BDI-së, mund të gjejmë arsye, por nga pikëpamja nëse një zgjidhje e tillë kontribuon apo pengon, konkluzioni im është se nuk është e dobishme për stabilitetin e shtetit dhe për tejkalimin më të lehtë të mundshëm dhe më të mirë të sfidave politike me të cilat po përballemi”

I pyetur se a është e mundur kërkesa e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që ndryshimet kushtetuese të miratohen tani, dhe ato të bëhen të vlefshme me hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian, profesori ka theksuar se ka dy aspekte, që sipas tij ,njëra është teknike dhe tjetra është aspekti politik.

“Sigurisht që këtu ky realitet teknik lidhet me një situatë politike dhe lidhet me detyrimet e marra politike të shtetit. Vitin e kaluar praktikisht filloi ky proces i dinamizimit të integrimit evropian, sipas të cilit shteti merr përsipër të përfundojë ndryshimet kushtetuese ndërmjet konferencës së parë dhe të dytë ndërqeveritare”

Profesori Aleksandër Spasenovski gjithashtu sqaroi se mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese, në dritën e reagimeve të liderëve politikë nga BE-ja, hap një perspektivë të një periudhe problematike për shtetin në të cilën duhet t’i jepet një përgjigje pyetjes se çfarë të bëjë me integrimet evropiane. , çka me modernizimin e shtetit në kushtet e stagnimit të integrimeve të vendit në Bashkimin Evropian.

të fundit

Hoxha: Këtë herë janë shtuar gjasat për formimin e një shumice më të qëndrueshme

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se këtë herë ekzistojnë më shumë shanse për krijimin e një shumice më stabile…

31 minutes ago

Belgium issues visas to Taliban delegation for EU migration talks

Belgjika i ka lëshuar viza një delegacioni taleban për të marrë pjesë në një takim për migracionin në Bruksel, duke…

37 minutes ago

Punch-up erupts in Vlora, police escort several citizens to the station

Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në…

38 minutes ago

Horoskopi 23 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë…

38 minutes ago

Kepi i Gjelbër po habit në Kupën e Botës 2026: më pak vlerë se çdo skuadër e La Ligës, por mes surprizave më të mëdha

Një nga historitë më të bukura të Kupës së Botës 2026 vazhdon të jetë ajo e Kepit të Gjelbër. Përfaqësuesja…

43 minutes ago

Gjyshja 100-vjeçare që preku botën me brohoritjet për Messin në mbrëmjen historike të Argjentinës

Fitorja 2-0 e Argjentinës ndaj Austrisë në Kupën e Botës 2026 nuk solli vetëm një tjetër rekord historik për Lionel…

44 minutes ago