S&P Global Ratings ka lënë të pandryshuara notat sovrane të Maqedonisë për borxhin afatgjatë dhe afatshkurtër, përkatësisht në nivelin “BB-/B”, duke ruajtur edhe perspektivën e qëndrueshme, bëri të ditur agjencia.
None found
Sipas vlerësimit të saj, parashikimet ekonomike, borxhi publik në nivele të moderuara dhe kostot e përballueshme të shërbimit të borxhit kompensojnë në masë të madhe rreziqet që vijnë nga deficitet e larta buxhetore.
Agjencia parashikon që projektet e mëdha infrastrukturore dhe konsumi i qëndrueshëm të mbështesin rritjen ekonomike me rreth 3.6 përqind gjatë viteve 2026 dhe 2027, edhe përballë ndikimeve të mundshme ekonomike nga lufta në Lindjen e Mesme.
Rritja e investimeve publike pritet të nxisë aktivitetin ekonomik, por njëkohësisht do ta shtojë borxhin neto të qeverisë me rreth 5 përqind të BPV-së në vitin 2026, vlerëson S&P.
Megjithatë, agjencia pret që deficiti buxhetor të vijojë të ngushtohet gradualisht deri në vitin 2029.
S&P paralajmëron se vlerësimi mund të ulet në rast të një përkeqësimi të dukshëm të treguesve fiskalë ose të jashtëm. Një skenar i tillë mund të ndodhë nëse pakësimi i rezervave valutore ushtron presion mbi stabilitetin e denarit kundrejt euros, ose nëse devijimet e përsëritura buxhetore shkaktojnë rritje të shpejtë të borxhit.
Përmirësimi i vlerësimit kreditor, nga ana tjetër, do të mund të arrihej përmes forcimit afatgjatë të institucioneve, zbatimit të reformave që nxisin rritjen ekonomike, avancimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian ose uljes së qëndrueshme të borxhit publik neto, e shoqëruar me një rritje më të fortë ekonomike.
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me atë nëse ka pakënaqësi nga…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës sëMaqedonisë së…
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Driton Gojanin kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Në procesin e…
Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ka miratuar tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin…
Agjencia e vlerësimit të kreditit "S&P Global Ratings" ka konfirmuar vlerësimet sovrane të kreditit afatgjatë dhe afatshkurtër të Maqedonisë në…