Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka vlerësuar se shteti është duke ecur në kahun e duhur dhe se, në një sërë sektorësh, funksionon më mirë se para dy vitesh. Megjithatë, ajo ka nënvizuar nevojën për angazhim shtesë kundër korrupsionit, krimit dhe partizimit të institucioneve.
None found
Në intervistën për televizionin “Kanal 5”, Siljanovska-Davkova tha se janë shënuar përparime në disa procese, por ritheksoi se ndryshimet reformuese nuk mund të kryhen menjëherë.
“Mendoj se po lëvizim mirë. Sigurisht që është më funksionale se më parë në shumë fusha, sepse nëse përparon me planin e rritjes, paketa e ligjeve për gjyqësorin është miratuar, vetëm duhet të zbatohet. Ka disa probleme. Ndryshimet po ndodhin, por duhet kohë. Kjo nuk bëhet me një tërheqje të penës, me një ligj të vetëm.”, tha presidentja.
Sipas saj, korrupsioni dhe krimi vijojnë të jenë ndër problemet më të rënda të vendit, ndërsa partizimi dhe politizimi i institucioneve mbeten ende të pranishme në masë të madhe.
“Dhimbja jonë më e madhe ka qenë dhe mbetet korrupsioni dhe krimi. Kjo është fakt. Partizimi dhe politizimi ende janë të forta. Aty ku ka partizim dhe politizim, korrupsioni dhe krimi gjejnë terren të lehtë. Ne kemi nevojë për institucione të forta dhe individë të dobët, sepse problemet duhet të zgjidhen institucionalisht.”, tha Siljanovska-Davkova.
Ajo theksoi gjithashtu se reformat duhet të shoqërohen me mbështetje për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve, si edhe me përpjekje për përparim ekonomik.
“Së pari, të mbrohen më të dobëtit, sepse vazhdimisht përballemi me kriza. Duhet të menaxhohet në mënyrë të kujdesshme, që të mund të përballohet situata. Së dyti, të merremi seriozisht me betejën kundër korrupsionit dhe krimit.”, shtoi presidentja.
Siljanovska-Davkova veçoi si prioritete edhe integrimin evropian, zhvillimin ekonomik, funksionimin e Kuvendit dhe miratimin e ligjeve cilësore.
Në fund të intervistës, ajo u bëri thirrje partive parlamentare që çështjet politike t’i trajtojnë përmes dialogut në Kuvend, në vend të debateve dhe polemikave publike.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar se është takuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës për Kosovën,…
Shtetasi kosovar, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë kishte qenë duke u kthyer…
Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, me të cilat ish-ministri kundërshton akuzën…
Si pasojë e sulmeve amerikane në Iran që prej 22 qershorit, kanë humbur jetën 38 persona, ndërsa numri i të…
Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në një konflikt fizik gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth…