Enët plastike përdoren gjerësisht në familje për të sistemuar frigoriferin dhe për të ruajtur ushqimet e mbetura. Por, sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, ato nuk janë të përshtatshme për çdo lloj ushqimi: në rrethana të caktuara, kimikatet e plastikës mund të kalojnë te ushqimi dhe të shtojnë rrezikun e kontaminimit.
Vëmendje e posaçme kërkojnë enët e vjetra, të dëmtuara nga gërvishtjet ose të përdorura shpesh për ngrohjen e ushqimit në mikrovalë. Disa prej tyre mund të përmbajnë bisfenol A (BPA), një kimikat që gjendet në produkte të caktuara plastike.
None found
Mishi i pagatuar është një nga ushqimet që nuk këshillohet të ruhet në plastikë. Bakteret mund të mbeten në gërvishtjet apo hapësirat e vogla të sipërfaqes së enës dhe të shumohen aty. Për të ulur rrezikun e kontaminimit, ekspertët rekomandojnë përdorimin e enëve prej qelqi.
Gjithashtu, enët plastike duhen shmangur për ushqimet me shumë yndyrë, përfshirë vajin e ullirit, gjalpin, djathin, mishin, peshkun, arrat, ushqimet e skuqura dhe salcat me bazë kremi. Disa përbërës të plastikës treten më lehtë në yndyrë sesa në ujë, çka mund të lehtësojë kalimin e kimikateve në ushqim. Qelqi dhe çeliku inoks janë alternativa të rekomanduara.
Edhe ushqimet acide kërkojnë kujdes gjatë ruajtjes. Në këtë grup hyjnë domatet, agrumet dhe lëngjet e tyre, salcat për sallata, jogurti, lakra turshi dhe kimchi. Kontakti me plastikën mund të nxisë çlirimin e disa kimikateve, ndërsa aciditeti mund të lërë njolla në enë dhe t’i vështirësojë pastrimin.
Kategoria e katërt përfshin ushqimet e mbetura që do të ngrohen më vonë. Ambalazhet plastike njëpërdorimëshe, të përdorura shpesh nga restorantet për dërgimin e porosive, nuk duhen vendosur në mikrovalë. Gjatë ngrohjes ato mund të deformohen ose të shkrihen, duke rritur mundësinë që substanca të padëshiruara të kalojnë në ushqim.
Përpara ngrohjes, ushqimi duhet kaluar në një pjatë ose enë të përshtatshme për mikrovalë. Nëse mbetjet do të ruhen për një vakt tjetër, është më mirë që ato të vendosen që në fillim në enë qelqi ose çeliku inoks.
Ekspertët nënvizojnë se përdorimi i enëve të përshtatshme dhe kontrolli i gjendjes së tyre ndihmojnë në ruajtjen e sigurt të ushqimeve dhe në shmangien e rreziqeve të mundshme.
Qytetarët kanë vijuar edhe këtë të hënë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës që prej 177 ditësh…
Pas orgazmës, disa gra preferojnë të pushojnë, të përqafohen me partnerin ose të flenë. Një studim eksplorues sugjeron se dëshira…
Gjeli i detit, patatet për pjekje, mbushja dhe disa ëmbëlsira mund të përgatiten javë përpara dhe të ruhen në ngrirje…
Filozofi suedez Nick Bostrom, ish-profesor në Universitetin e Oksfordit, thotë se jetëgjatësia mesatare e njeriut teorikisht mund të arrinte rreth…
Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë disa zona malore të qarkut të Korçës, si pasojë e rënies së ndjeshme…
Banorët në disa fshatra të Fanit, në Mirditë, prej pesë ditësh ndodhen pa energji elektrike. Denoncimi është bërë nga vetë…