Categories: maqedoni

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut avancojnë kontrollet e përbashkëta doganore me një Protokoll të ri

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po e zgjerojnë bashkëpunimin mes administratave doganore përmes një Protokolli të ri që lidhet me kontrollet doganore në pikat e përbashkëta kufitare.

Të lidhura

None found

Drejtoria e Doganave bëri të ditur se forcimi i menaxhimit kufitar në vendkalimet me Shqipërinë, nëpërmjet kontrolleve më funksionale dhe lehtësimit të tregtisë, pritet të ndikojë në përshpejtimin e integrimit rajonal në BE.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, në qendër të angazhimit të administratave doganore do të jetë avancimi i procedurave që do të përcaktohen nga Protokolli i ri për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet dy shteteve për vendkalimet e përbashkëta kufitare.

Delegacione nga të dy institucionet doganore, të drejtuara nga Boban Nikollovski dhe Besmir Beja, së bashku me përfaqësues të lartë të OSBE-së, zhvilluan një inspektim mbi mënyrën e funksionimit të menaxhimit në pikën kufitare Qafë Thanë. Pas kësaj, tri palët mbajtën edhe një takim ku u diskutua për zbatimin praktik të Marrëveshjes dhe të Protokollit.

Nikollovski theksoi se bashkëpunimi me Shqipërinë tashmë është kthyer në një partneritet të mirëfilltë, i ngritur mbi besimin reciprok, komunikimin e hapur dhe mirëkuptimin e përbashkët se administrimi efikas i kufijve ka rëndësi kyçe për zhvillimin ekonomik, ndërlidhjen rajonale dhe sigurinë e dy vendeve dhe të rajonit. Ai shtoi se nënshkrimi i Protokollit duhet të sjellë ulje të kohës së pritjes, përshpejtim të qarkullimit tregtar, rritje të besimit të komunitetit të biznesit, si dhe lëvizje më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave.

Drejtori i Drejtorisë Doganore të Republikës së Shqipërisë, Beja, vlerësoi se takime të këtij lloji tregojnë se progresi arrihet kur të dyja palët veprojnë së bashku.

Ai deklaroi se bashkëpunimi ndërmjet drejtorive doganore përbën shembullin më të mirë se si mund të përmirësohen kushtet si për qytetarët, ashtu edhe për komunitetin e biznesit në të dy vendet. Sipas Bejës, Drejtoria Doganore e Maqedonisë gëzon reputacion të mirë si institucion që ka shënuar përparimin më të madh. Ai shtoi se me Protokollin do të bashkërendohen proceset doganore dhe do të përdoren së bashku burimet në dispozicion, çka shkon drejtpërdrejt në funksion të kontrolleve më të mira dhe lehtësimit të tregtisë.

Eduard Anderson, drejtues i Programit për reforma në polici dhe sistemin penalo-juridik në Misionin e OSBE-së në Shkup, u shpreh se është privilegj të jesh pjesë e një ngjarjeje historike që “jo vetëm e avancon veprimin e përbashkët, por edhe e rrit sigurinë e qytetarëve të të dyja shteteve”.

Në kumtesën e Drejtorisë Doganore theksohet edhe deklarata e Darko Angelov, shef i Departamentit për bashkëpunim në fushën e sigurisë në Misionin e OSBE-së në Tiranë, i cili vlerësoi se Protokolli përfaqëson përmbylljen e suksesshme të një bashkëpunimi dhjetëvjeçar në menaxhimin e kufijve, të ndërtuar dhe të përmirësuar vazhdimisht me mbështetjen e misioneve të OSBE-së në Maqedoni dhe Shqipëri. Ai shtoi se është përshkuar një rrugë e gjatë që nga krijimi i qendrës së parë policore të kontaktit për bashkëpunim, e cila tani është zgjeruar edhe në pjesën doganore në vendkalimin kufitar Qafë Thanë.

të fundit

Papa Leoni XIV në 250-vjetorin e Pavarësisë: Emigrantët kanë ndihmuar në ngritjen e SHBA-së, mesazh edhe për Trump

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Qendrën Kombëtare Kushtetuese në Filadelfia, me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së,…

13 minutes ago

FIFA mund të ndryshojë orarin e ndeshjes mes Meksikës dhe Anglisë për shkak të motit

Sipas raportimeve, orari i ndeshjes së raundit të 1/16-ave të Kupës së Botës midis Meksikës dhe Anglisë pritet të ndryshojë…

25 minutes ago

Donald Tusk ngre alarmin për Poloninë: Muajt në vijim mund të jenë vendimtarë për sigurinë

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar se periudha e ardhshme mund të rezultojë “kritike” për sigurinë e vendit, ndërsa…

31 minutes ago

Lutfi Haziri uron Mozzikun dhe Lotinën: Familja po rritet

Lutfi Haziri ka uruar vajzën e tij, Lotinën, dhe partnerin e saj, reperin Mozzik, pasi çifti njoftoi se janë në…

31 minutes ago

Rritet alarmi për dhunën mes të rinjve në Maqedoni, psikologët kërkojnë rol më aktiv të prindërve

Incidentet e njëpasnjëshme ditëve të fundit ka rritur shqetësimin për sjelljen e të rinjve dhe normalizimin e dhunës. Psikologët thonë…

32 minutes ago

“Historia po shkruhet në këtë shesh dhe ne jemi në anën e fitimtarëve”/ Aktivisti: E vërteta nuk fshihet me propagandë! Po na mbështesin edhe senatorët amerikanë

Aktivisti Ilir Xhemalaj ka mbajtur një fjalim gjatë protestës, ku ka deklaruar se tubimi përfaqëson, sipas tij, “shpirtin e pamposhtur…

35 minutes ago