Në vendkalimet kufitare “Tabanocë”, “Qafë Thanë” dhe “Bllacë”, Drejtoria e Doganave ka aktivizuar 30 kamera trupore për punonjësit doganorë, të siguruara përmes një donacioni nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
None found
Pajisjet do të regjistrojnë procedurat gjatë ushtrimit të detyrave, ndërsa materialet e filmuara mund të shërbejnë më pas si prova në procedura kundërvajtëse dhe penale.
Sipas drejtorit të Doganave, Boban Nikollovski, përdorimi i këtij sistemi ka për qëllim forcimin e sigurisë së punonjësve, shtimin e transparencës dhe përmirësimin e luftës kundër korrupsionit.
Zëvendësuesja e ambasadorit amerikan, Nicole Warns, deklaroi se këto pajisje do të kontribuojnë në parandalimin e veprimtarive të jashtëligjshme, si dhe në përballjen me trafikun e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin e organizuar.
Warns shtoi se ky donacion është pjesë e partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…
Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…
Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…
Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e…
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ne Vizion Plus deklaroi se fluksi i parave të…
Një koment i Kylian Mbappés për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke…