Categories: maqedoni

Epidemia në Gostivar, sot dalin analizat që pritet të përcaktojnë burimin

Gjendja shëndetësore në Gostivar mbetet shqetësuese, teksa vazhdon të shtohet numri i qytetarëve që kërkojnë trajtim mjekësor për probleme gastrointestinale. Për shkak të përkeqësimit të situatës, epidemiologët shpallën dje epidemi në qytet, përcjell INA.

Të lidhura

None found

Sot pritet të bëhen publike rezultatet e analizave të mostrave të siguruara nga ujësjellësi i Gostivarit. Përmes tyre do të përcaktohet nëse kontaminimi është shkaktuar nga uji i pijshëm apo rastet lidhen me një burim tjetër infeksioni.

Uji i ujësjellësit të Gostivarit vijon të jetë i ndaluar për konsum, në bazë të vendimit që Agjencia për Ushqim dhe Veterinari mori të premten.

Rezultatet laboratorike po priten edhe nga Prokuroria, e cila më pas do të vendosë për vijimin e procedurës. Me urdhër të prokurorit publik, zona e Vrutokut, ku janë përqendruar hetimet, vazhdon të mbahet nën sigurim.

Për t’u garantuar banorëve furnizimin me ujë të pijshëm gjatë kësaj situate, janë ndërmarrë disa iniciativa. Qeveria ka vendosur shpërndarjen e përditshme të 50 mijë shisheve me ujë, me synimin që të mbulohen nevojat bazë të qytetarëve deri në përfundimin e analizave dhe normalizimin e gjendjes.

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është paralajmëruar për sot, në ora 12:30, një konferencë për media. Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Marija Andonovska dhe drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta Ivica Tomovski pritet të paraqesin para opinionit zhvillimet e fundit, rezultatet e analizave dhe masat e ndërmarra për tejkalimin e situatës./INA/

të fundit

A ka krizë në LDK? Gecaj sqaron kërkesën e mbi 150 delegatëve për Abdixhikun

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka bërë thirrje kryetarit të partisë që të thërrasë Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe të…

2 minutes ago

Katër persona grabisin postën në Yrshek, hetohet për sende të jashtëligjshme në pako; automjeti i dyshuar gjendet në flakë

Katër persona të paidentifikuar kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit 3 pako nga magazinat e një kompanie postare…

12 minutes ago

Rama thërret të premten mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS-së dhe kabinetit

Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të…

14 minutes ago

Nico Williams ia kushton Neymarit triumfin në Kupën e Botës: “Kjo është edhe për të”

Anësori i Spanjës, Nico Williams, ka reflektuar mbi triumfin e kombëtares së tij në Kupën e Botës 2026, pas fitores…

14 minutes ago

Video/ Avioni Boeing godet pistën me bisht dhe lëshon shkëndija gjatë uljes në SHBA

Një incident i frikshëm është regjistruar të dielën në Aeroportin e Cincinnati-t në Kentucky-n Veriore, SHBA, ku një avion mallrash…

14 minutes ago

“Përpara luajnë trimat”: Publikohet mesazhi motivues i Emiliano Martinezit në finalen e Kupës së Botës

Portieri i Kombëtares sëArgjentinës, Emiliano Martinez, pati një paraqitje bravuroze në finalen e Kupës së Botës 2026, por në fund…

20 minutes ago