Një 29-vjeçar nga Gjevgjelia është privuar nga liria dje mbrëma, pasi u zbulua se po udhëtonte me shpejtësi shumë më të lartë se ajo e lejuara në autostradën A1. Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 21:26, pranë nyjës rrugore Smokvicë, në afërsi të Gjevgjelisë.
None found
Policia nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli, gjatë një kontrolli rutinë me radar, ka regjistruar automjetin e tipit “BMW” me targa vendase teksa lëvizte me 204 kilometra në orë. Në atë segment rrugor, sinjalistika e vendosur e kufizon shpejtësinë maksimale në 120 kilometra në orë.
Shoferi, i identifikuar si Zh.D., u ndalua menjëherë nga qarkullimi. Pas konstatimit të shkeljes, autoritetet njoftuan prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë. Sipas njoftimit të MPB-së, pas përfundimit të hetimeve dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal, i cili trajton “drejtimin e pakujdesshëm të mjetit motorik”.
FIFA ka mbështetur pjesërisht ankesën e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) kundër sanksioneve disiplinore të vendosura pas finales së…
Në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale, ka folur edhe…
Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…
Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…
Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…
Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevard. Disa demokratë kanë tentuar të largojnë…