Categories: maqedoni

Policia ndal një shtetas serb pasi u kap me 188 km/h në autostradën Kumanovë-Shkup

Një shtetas i Serbisë është ndaluar mbrëmjen e kaluar nga policia, pasi lëvizte me 188 kilometra në orë në autostradën Kumanovë-Shkup, te nyja “Rafineria”, ndërsa drejtonte një veturë Porsche.

Bëhet fjalë për B.S. (30) nga Republika e Serbisë, i cili u ndalua për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Të lidhura

None found

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit të trafikut rrugor të realizuar me radar, oficerët e policisë ndaluan automjetin e pasagjerëve Porsche me targa serbe, që drejtohej nga B.S. (30). Pas matjes, u konstatua se ai po lëvizte me shpejtësi 188 kilometra në orë në një segment rrugor ku, me shenjë komunikacioni, kufiri maksimal i lejuar është 100 kilometra në orë.

Për shkak të veprës së kryer, automjeti është sekuestruar, ndërsa personi është ndaluar dhe është mbajtur në stacion policor për procedura të mëtejshme./Telegrafi/

Tags: Mpb maqedoni

të fundit

Zbulohet tentativë për kontrabandimin e 191 ujëmatësve nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar dhe ndaluar në brezin kufitar ndërmjet Republikës së…

4 minutes ago

Nichi i shpreh hapur pëlqimin Antonetës: “Më pëlqen ti” – Si u përgjigj ajo

Gjatë përballjes me Antonetën në Prime-in e Big Brother VIP Kosova 5, Nichi ka pranuar se ka pëlqim për të.…

9 minutes ago

Nichi kërkon falje ndaj Antonetës: Mendoj se jam shfrytëzuar

Banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Antoneta dhe Nichi, janë përballur me klipet që shfaqnin sjelljen e këtij të…

9 minutes ago

Antoneta kundërshton normalizimin e gjuhës fyese të Akilit

Banorja e BBVK5, Antoneta ka reaguar pas fjalëve fyese që Akili përdori ndaj saj, duke thënë se një gjuhë e…

9 minutes ago

Rudina kritikon ashpër Akilin: Deklarata për vrasjen ishte skandaloze

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Rudina ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Akilit, i cili ishte shprehur: “Nëse doni…

9 minutes ago

Më fal, e tejkalova kufirin”, Bes Kallaku i kërkon ndjesë publike Fifit në “Live me Luizin”: Ende ndihem keq kur e shoh

Bes Kallaku është i ftuari i sotëm në Live me Luizin. I pyetur nëse është mërzitur ndokush nga imitimet dhe…

10 minutes ago