Categories: maqedoni

Shkupi fiton një Qendër të posaçme për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, ka miratuar informacionin për krijimin e Qendrës për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore – Shkup. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, synimi është ndërtimi i një sistemi më efikas dhe më të qëndrueshëm të reagimit urgjent mjekësor, ulja e kohës së intervenimit dhe rritja e kapaciteteve për shpëtimin e jetëve njerëzore.

Aliu deklaroi se ndarja e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore përbën një reformë të rëndësishme sistemore, e cila synon forcimin e pavarësisë organizative dhe operative të këtij shërbimi. Sipas tij, me themelimin e Qendrës për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore do të krijohen kushte për menaxhim më efikas të resurseve, planifikim të veçantë buxhetor, vendimmarrje më të shpejtë dhe reagim më të mirë ndaj thirrjeve urgjente.

Të lidhura

None found

Ai theksoi gjithashtu se reforma e propozuar nuk nënkupton ngritjen e një sistemi të ri, por përforcimin institucional dhe modernizimin e organizatës ekzistuese, me qëllim planifikim më të mirë të resurseve, investimeve dhe zhvillimit të kuadrove.

Në fazën e parë është paraparë që Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Shkup të veçohet si institucion i pavarur. Pas kësaj, në mënyrë graduale do të vazhdojë integrimi i shërbimeve të tjera brenda Qendrës së ardhshme për Ndihmë të Shpejtë Mjekësore.

Kjo reformë mbështetet në përvojat pozitive të vendeve të rajonit, ku ndihma e shpejtë mjekësore funksionon si strukturë institucionale e pavarur. Një organizim i tillë, sipas njoftimit, mundëson koordinim më të mirë të ekipeve, shfrytëzim më efikas të resurseve dhe vendosje të standardeve të unifikuara për punë dhe zhvillim profesional.

Formimi i kësaj Qendre pritet të ndihmojë edhe në tejkalimin e sfidave shumëvjeçare kadrovike dhe organizative, duke garantuar një sistem më efikas të ndihmës së shpejtë mjekësore për qytetarët./Telegrafi/

të fundit

Del në shesh futbollisti që shpërfilli telefonatat e Sergen Yalçınit

Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…

1 minute ago

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

8 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

11 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

15 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

19 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

20 minutes ago