Categories: maqedoni

Shkup, të mitur sulmojnë një fëmijë në oborrin e shkollës; pamjet shpërndahen në internet

Në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit-Pazarit, në Shkup, disa të mitur kanë sulmuar fizikisht një bashkëmoshatar. Një tjetër i mitur e ka regjistruar ngjarjen me telefon dhe pamjet janë publikuar më pas në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se sulmi ka ndodhur më 9 tetor, në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa denoncimi në polici është bërë më 15 tetor.

Denoncimin e ka paraqitur D.L. (43), i cili ka njoftuar se fëmija ishte sulmuar nga disa të mitur dhe se njërin prej tyre e njihte.

Policia nuk ka sqaruar nëse fëmija ka pësuar lëndime. Nuk është bërë e ditur as platforma ku është publikuar videoja.

Sipas MPB-së, po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

të fundit

Studentët në protestë, mesazhi i ambasadorit amerikan, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Në një kohë kur studentët kanë dalë në protestë duke kërkuar ndryshime politike, ambasadori i SHBA në vendin tonë, Eric…

4 minutes ago

Bellingham i shton koleksionit veturën e shtatë luksoze: një Lamborghini prej 250 mijë eurosh, ndonëse nuk di të ngasë

Jude Bellingham (23 vjeç), një yll i Real Madridit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, pranoi se nuk di të gatuajë…

9 minutes ago

Në hapje të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, Micheál Martin mirëpret Albin Kurtin

Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin u prit nga homologu i tij irlandez Micheál Martin.…

12 minutes ago

Cristian Shpendi merr numrin 9 përballë Finlandës, fanella që mbante më parë Anis Mehmeti

Cristian Shpendit i është besuar numri 9-të në fanellë për ndeshjen e sotme ndaj Finlandës që do të luhet në…

15 minutes ago

Plarent Ndreca pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit: Nuk sigurohet dokumentacioni mjekësor, PS nuk ka mbajtur qëndrim zyrtar

Nga burgu i Fierit, pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se ende nuk…

18 minutes ago

Xhiroja e nëntë e basketbollit nis të premten

Për dallim prej tetë xhirove të mëparshme që janë zhvilluar në fundjavë, xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës në…

21 minutes ago