Categories: kosovë

Në hapje të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, Micheál Martin mirëpret Albin Kurtin

Kryeministri Albin Kurti u prit nga homologu irlandez, Micheál Martin, në nisje të takimit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin.

Gjatë takimit, Kurti tha se Kosova mbështetet te Irlanda për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Të lidhura

None found

Sipas Kurtit, BE-ja dhe NATO-ja janë të domosdoshme për demokracinë, prosperitetin dhe sigurinë e përgjithshme. Ai theksoi rëndësinë që udhëheqësit të takohen, të diskutojnë dhe të bashkërendojnë qëndrimet, ndërsa agresioni rus në Ukrainë vazhdon përmes luftës kinetike, sulmeve ndaj infrastrukturës kritike dhe luftës hibride, duke u shtrirë përtej Ukrainës.

Kurti falënderoi gjithashtu popullin irlandez që strehoi më shumë se një mijë refugjatë shqiptarë të Kosovës në vitin 1999. Ata ishin dëbuar nga atdheu për shkak të gjenocidit të forcave të armatosura të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit dhe Jugosllavisë.

Një falënderim të posaçëm ai ua drejtoi pjesëtarëve irlandezë të KFOR-it, të cilët kanë shërbyer për më shumë se dy dekada e gjysmë për paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Samiti i nëntë i Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin mbledh udhëheqës të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe të vendeve të tjera evropiane. Në qendër të diskutimeve janë sfidat e përbashkëta të sigurisë, zhvillimet gjeopolitike dhe mundësitë e bashkëpunimit në kontinent.

Rreth 50 udhëheqës ndërkombëtarë do të mblidhen sot në Qendrën e Konventave në Dublin për takimin e EPC-së. Irlanda mban presidencën e BE-së deri në fund të vitit, ndërsa dy ngjarjet e saj kryesore, EPC-ja dhe takimi joformal i Këshillit Evropian, zhvillohen këtë javë.

Ukraina, inteligjenca artificiale dhe kërcënimet hibride në Evropë pritet të mbizotërojnë takimet kryesore të BE-së në Dublin të enjten dhe të premten. Për udhëheqësit e BE-së, ky do të jetë diskutimi i parë i këtij lloji për inteligjencën artificiale.

EPC-ja është një forum joformal ku udhëheqësit evropianë trajtojnë çështje politike dhe strategjike me interes të përbashkët. Forumi u krijua në vitin 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, dhe mblidhet dy herë në vit. Tema e samitit të Dublinit është «Evropa – e fortë, e sigurt dhe e lidhur».

të fundit

Cristian Shpendi merr numrin 9 përballë Finlandës, fanella që mbante më parë Anis Mehmeti

Cristian Shpendit i është besuar numri 9-të në fanellë për ndeshjen e sotme ndaj Finlandës që do të luhet në…

3 minutes ago

Plarent Ndreca pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit: Nuk sigurohet dokumentacioni mjekësor, PS nuk ka mbajtur qëndrim zyrtar

Nga burgu i Fierit, pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se ende nuk…

6 minutes ago

Xhiroja e nëntë e basketbollit nis të premten

Për dallim prej tetë xhirove të mëparshme që janë zhvilluar në fundjavë, xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës në…

9 minutes ago

I mitur sulmohet në oborrin e shkollës në rajonin e Gostivarit, shokët publikojnë pamjet në rrjetet sociale

Një i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme, në rajonin e Gostivarit.Rastin…

11 minutes ago

Izraeli pritet të përballet me Kosovën pa dy lojtarë

Izraeli pritet ta ketë një mungesë të rëndësishme për duelin kundër Kosovës, që luhet të shtunën nga ora 15:00 në…

21 minutes ago

Musliu dhe Sveçla përplasen në Kuvend për uniformat e Policisë së Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për mungesën…

22 minutes ago