Ziadin Sela, kryetar i Lidhjes Shqiptare, së bashku me kryetarin e Kuvendit të partisë, Elmi Aziri, zhvilluan sot në Prishtinë një takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
None found
Biseda u përqendrua te situata politike në të dyja vendet dhe në rajon, sfidat e përbashkëta, si dhe çështje të tjera me rëndësi kombëtare dhe për qytetarët e dy vendeve.
Gjatë takimit, Sela nënvizoi se krijimi i institucioneve është jetik për vijimin e proceseve të rëndësishme që e presin Kosovën, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në rrugën integruese. Në këtë kuadër, ai përshëndeti dhe nxiti dialogun me opozitën, si dhe pjekurinë politike e shtetformuese të partive politike.
Situata politike në Maqedoninë e Veriut ishte gjithashtu pjesë e diskutimit mes kreut të Lidhjes Shqiptare dhe kryeministrit Kurti. Sela paraqiti shqetësimet lidhur me përpjekjet për të zhvlerësuar edhe ato pak të drejta kolektive që gëzojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, përfshirë rastin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Sela u interesua gjithashtu për ecurinë e projekteve infrastrukturore, mes të cilave rruga Shkup-Bllacë dhe ajo Tetovë-Prizren.
Palët e konsideruan procesin eurointegrues jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e vendeve tona, duke e përcaktuar atë si rrugën e vetme dhe pa alternativë. Po ashtu, u vlerësua se bashkëpunimi i ndërsjellë do të ndihmojë në lehtësimin dhe përshpejtimin e këtij procesi./INA/
Gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë, e zhvilluar këtë 28 Nëntor në Tiranë, protestuesit kanë shpalosur një banderolë gjigante me një…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar për KosovaPress se është në pritje të vendimit të kryeprokurorit lidhur me vazhdimin…
Tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot në mëngjes është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinëne…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht prodhimin e produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, të prodhuar nga kompania…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, nga qyteti i Vlorës, në 114-vjetorin e Pavarësisë…
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në unazën rrugore „Nënë Tereza“ në…