Categories: maqedoni

Scandinavian Living Holding i shet JYSK-un në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kompanisë JYSK Danimarkë

Pas një bashkëpunimi që ka zgjatur më shumë se dy dekada, Scandinavian Living Holding dhe JYSK Danimarkë kanë rënë dakord për transferimin e biznesit JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Me përfundimin e marrëveshjes, operacionet në këto tri vende do të kalojnë nën administrimin e drejtpërdrejtë të JYSK Danimarkë.

Të lidhura

None found

Historia e JYSK në rajon nisi në vitin 2004, me hapjen e dyqanit të parë në Kosovë. Që prej asaj kohe, aktiviteti është zgjeruar në një rrjet rajonal me 25 dyqane në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Zhvillimi i biznesit është realizuar në bashkëpunim me ekipet lokale të tregjeve përkatëse, duke i mundësuar markës JYSK krijimin e një pozicioni të konsoliduar në rajon.

Tri kompanitë vendase të franshizës kanë punuar ngushtë me JYSK Danimarkë për forcimin e markës dhe zgjerimin e saj në të tre tregjet. Përparimi i tyre është mbështetur te njohja e nevojave lokale, përvoja në treg dhe angazhimi për të ofruar produkte cilësore për shtëpinë, të frymëzuara nga stili i jetesës skandinav.

“Jemi shumë krenarë për atë që kemi ndërtuar së bashku gjatë këtyre viteve. Nga hapja e dyqanit të parë JYSK deri te 25 dyqane në tri vende, kjo është një arritje që pasqyron punën dhe kontributin e ekipeve tona, besimin e klientëve dhe forcën e partneritetit tonë me JYSK. Jemi veçanërisht krenarë që kemi ndërtuar kompani dhe një biznes me standarde të larta, të cilat kanë tërhequr një investim të tillë të huaj direkt në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut nga një grup i fuqishëm ndërkombëtar me një portofol të gjerë markash. Për ne, ky është një vlerësim i rëndësishëm i asaj që kemi ndërtuar ndër vite dhe një moment i rëndësishëm për kompaninë tonë. Jemi të kënaqur që ky biznes po hyn në një fazë të re së bashku me JYSK”, deklaroi z. Fatmir Zymberi, pronar i Scandinavian Living Holding.

Kalimi në strukturën e drejtpërdrejtë të JYSK Danimarkë shihet si vijim logjik i zhvillimit të biznesit në këto tregje. Në këtë fazë të re, kompanitë do të mund të mbështeten në investime të drejtpërdrejta dhe në vëmendjen e vazhdueshme të JYSK për zgjerimin e mëtejshëm rajonal.

Transaksioni pritet të përfundojë më 1 janar 2027.

Ndryshimi nuk do të sjellë ndërprerje për klientët. JYSK do të vijojë aktivitetin në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut përmes dyqaneve aktuale dhe kanaleve online.

Scandinavian Living Holding është shoqëria mëmë e një portofoli të larmishëm biznesesh që zhvillohen përmes kompanive lokale në rajon.

Në këtë portofol përfshihen kompanitë që menaxhojnë aktivitetin e JYSK në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe bizneset e franshizës së KFC-së në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Grupi ka në pronësi dhe administron edhe qendrën e tij logjistike dhe Scan Color, ndërsa është një nga investitorët kryesorë në Prishtina Mall. Përmes këtyre veprimtarive, Scandinavian Living Holding ka krijuar ndër vite një portofol të gjerë kompanish dhe markash, duke ndërtuar biznese me standarde të larta dhe një prani të qëndrueshme në Kosovë dhe në tregjet e rajonit.

të fundit

Berisha paralajmëron NATO-n: Pas bllokimit të komisionit hetimor, provat do t’i dorëzohen SPAK-ut

Partia Demokratike do t’u përcjellë NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë informacionet që lidhen me dyshimet për trafik armësh përmes kompanisë shtetërore…

1 minute ago

Kurti kërkon zgjedhjen e presidentit sot, miratimin e Speciales të enjten

Ligji për Specialen është urgjencë, por presidenti është emergjencë, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai në konferencën e jashtëzakonshme…

16 minutes ago

Kurti propozon marrëveshje me PDK-në: vota për Sejdiun në këmbim të ndryshimeve për Gjykatën Speciale

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partisë Demokratike të Kosovës për t’ia kaluar ndryshimet e propozuara në ligjin…

17 minutes ago

Atletico Madridi vë në monitorim Bruno Fernandes për verën e vitit 2027

Bruno Fernandes është shndërruar në një nga emrat që Atletico Madridi po monitoron për afatin kalimtar të verës së vitit…

21 minutes ago

Gordon beson te golat me Barcelonën: Përshtatja ime ka qenë e lehtë

Transferimi i verës i Barcelonës, Anthony Gordon, ka folur për fillimin e jetës së tij në klubin e kryeqytetit spanjoll.Anglezi…

27 minutes ago

Afati mbaron sot, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së janë…

31 minutes ago