Dhuna mes fëmijëve dhe të rinjve po shfaqet çdo ditë e më tepër, ndërsa për një pjesë të madhe të këtyre rasteve ende mungon një epilog përfundimtar nga autoritetet përgjegjëse. Konfliktet fizike, kanosjet, përdorimi i mjeteve të mprehta, bullizmi verbal, por edhe regjistrimi dhe shpërndarja e incidenteve në rrjetet sociale, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Ish-mësuesi Satki Ismaili, i cili jetën ia ka kushtuar arsimit, vlerëson se përgjegjësia nuk duhet t’u lihet fëmijëve, pasi sipas tij ata janë viktima të neglizhencës si nga familja, ashtu edhe nga institucionet. Ai nënvizon se edukata dhe shëndeti mendor i fëmijëve sot duhet të vendosen mbi çdo prioritet tjetër.
None found
“Zakonisht kjo situatë e krijuar është një pasojë e asaj neglizhencës edhe instutucionale por edhe neglizhencës familjare. Jo, nuk janë fajtor fëmijët, unë po ju them si një mësimdhënës që jetën i kam përkushtuar çështjeve të arsimit. Fëmija është një viktimë e gjithë këtyre rrethanave në shoqëri duke u nis nga familja, institucionet shkollore, institucionet tjera edhe sisitemi arsimor i cili gjithmonë mundohet diçka të bëj reforma në çështjen e shkruar në dikumentacion por asesi të realizohen gjërat. Aktivitete duhet nga fëmijëria e hershme, të kryhen aktivitete të ndryshme sidomos në çështjen e parandalimit të dhunës dhe aspekteve të cilat ndikojnë në shëndetin psiqik, mendor, në shëndetin edhe fizik të fëmijëve janë gjithçka prioritet në krahasim edhe me arsimin nëse themi. Edukata është shumë me rëndësi në jetën e sotme”, tha ish mësuesi, Satki Ismaili.
Ismaili thekson më tej se shenja të diskriminimit dhe dhunës ndërmjet fëmijëve hasen në shumë ambiente, në rrugë, në qytete dhe nëpër vendbanime, kryesisht atëherë kur ata ndodhen jashtë orarit mësimor dhe pa mbikëqyrjen e prindërve. Për frenimin e kësaj dukurie, ai bëri të ditur se nga shtatori do të fillojë një projekt pilot në disa shkolla që funksionojnë me një ndërrim. Në këtë program të zgjeruar do të përfshihen edhe aktivitete jashtëmësimore.
“Satki Ismaili vlerëson se fëmijët janë viktima të neglizhencës së familjes dhe institucioneve, Sidomos, do të ketë aktivitete në shkolla ku punojnë me një ndërrim, do të punojnë disa shkolla me programin e zgjëruar ku janë të paraparë shumë aktivitete brenda ditës, jashtë mësimore në të cilat janë të kyqyra edhe programet preventive parandaluese që kanë të bëjnë me aktiitetet në shkollë ku do të kyqen prindërit, fëmijët, mësimdhënës e kështu me radhë.. Të jemi të sinqertë, shumë pak punohet në këtë drejtim”, theksoi ish mësuesi, Satki Ismaili.
Sipas Ismailit, thelbësore është që ky projekt të mos mbetet vetëm në letër. Ai vlerëson se veprimi që në fëmijërinë e hershme, përmes aktiviteteve që mbrojnë shëndetin psikologjik dhe fizik të fëmijëve, është e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë fenomen shqetësues. /Alsat.mk
Shtetet e Bashkuara kanë marrë një lajm të madh para përballjes me Belgjikën në fazën e 1/8-tës së Kupës së…
Qytetarët kanë nisur të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës që po vijon prej 36-të…
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar nëntë raste të dhunës në familje në disa…
Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Zarë të Kroacisë për të protestuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…
Jugun e Francës, Spanjën dhe Portugalinë e kanë goditur zjarre të fuqishme, që kanë shkrumbuar dhjetëra mijëra hektarë tokë, ndërsa…
Gjatë festimeve të 4 Korrikut në Shtetet e Bashkuara, një avion i kompanisë Delta Air Lines u godit nga një…