maqedoni

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus, fut Maqedoninë e Veriut në fazën e verdhë

Më shumë se 5 mijë raste aktive me Covid-19, Maqedoninë e fusin në zonën e verdhë të gjendjes epidemiologjike nga koronavirusi. Për momentin, Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk rekomandon masa të reja pasi ngarkesa akoma nuk ndjehet në kapacitetet spitalore. Situata më e rënduar është në kryeqytet, ku ndodhen gjysma e rasteve aktive. Sipas të dhënave ditore të Institutit të Shëndetit Publik, në mesatare pozitiv diagnostikohen 50% e të testuarve.

“Sipas analizave epidemiologjike, aktualisht nga 5.196 raste aktive, pjesa më e madhe ose 43 për qind janë në kryeqytetin – Shkup. Në Manastir janë 441, më pas Prilep 271, Ohri 263 dhe Kumanova 245”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të lidhura

None found

Për rritjen enorme të shifrave shkaktar janë mutacionet e reja virusale BA.4 e BA.5 të variantit Omicrone ku sipas sekuencionimit të ISHP-së përbëjnë rreth 80% e rasteve pozitive. Kreu Komisionit për sëmundje infektive Aleksandar Petliçkovski tha se ky cikël i virusit është më i përhapur por më pak i rrezikshëm.

“Kjo është pasojë e zhvillimit të virusit, para 2-3 muajsh u paraqit në Evropë, ky varianti BA.5 i Omicrone që mund ta tejkaloj imunitetin e krijuar nga vaksinat ose të fituar natyrshëm nga viruset e mëparshme. Ajo në formë rapide u përhap nëpër vendet e Evropës, ka arritur edhe tek ne. Nuk ka ndonjë gabim në mbarëvajtjen e situatës, por është variant më virulent dhe presim për disa javë të kalojë”, tha Aleksandar Petliçkovski, Kryetar i KSI.

Vendimi i fundit i KSI ishte që edhe mjekët amë të angazhohen për kujdestari në kovid-ambulantet e reja për këtë valë të re të pandemisë, piku i së cilës pritet të arrij pas dy javësh.

Nga Oda e mjekëve privat kundërshtojnë këtë vendim ngaqë sipas tyre nuk ka bazë ligjore. Nga ana tjetër, autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve, e sidomos atyre me sëmundje kronike që të imunizohen me dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës kundër Covid-19.

Përkundër, pikave të vaksinimit që pranojnë pa terminë sërish interesimi i qytetarëve është mjaft i ulët për dozën e parë dhe të dytë./Alsat.mk

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

1 hour ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

1 hour ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

1 hour ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

1 hour ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

1 hour ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

1 hour ago