Për shkak të kërcënimit në rritje nga zjarret pyjore dhe ato në ambiente të hapura, Qeveria ka shpallur gjendje krize në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Masa do të jetë në fuqi për 30 ditë, duke nisur më 1 gusht 2026.
None found
Ky vendim synon të mundësojë ndërhyrje të shpejtë, të bashkërenduar dhe efikase të institucioneve përballë zhvillimeve në terren. Njëkohësisht, parashikohet angazhimi maksimal i të gjitha kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës së tyre dhe pasurive natyrore.
Si pjesë e masave do të vihet në funksion Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhimin e Krizave, i cili do të qëndrojë në seancë të përhershme. Brenda 24 orëve, ky organ duhet të përgatisë planin e veprimit për parandalimin dhe përballimin e zjarreve, evidentimin e burimeve njerëzore dhe teknike të disponueshme, si dhe planin për koordinimin e veprimtarisë së të gjitha institucioneve përgjegjëse.
Të gjitha organet e administratës shtetërore janë ngarkuar nga Qeveria të zbatojnë rregulloret që lidhen me menaxhimin e krizave. Ato duhet gjithashtu të vendosin në dispozicion çdo kapacitet që posedojnë, me qëllim garantimin e një reagimi të menjëhershëm dhe efektiv në terren.
Sipas njoftimit qeveritar, masa dëshmon angazhimin për veprim parandalues, mobilizim të plotë institucional dhe përcaktim të qartë të përgjegjësive në mbrojtje të qytetarëve, mjedisit jetësor dhe burimeve kombëtare.
Prej të premtes deri të dielën në Zagreb të Kroacisë do të mbahet gara Grand Prix e xhudos derisa Kosova…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga…
Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj po vazhdon të jetë pa skuadër dhe pritet që për të ardhmen e tij, të…
Marrëdhënia midis yllit të Real Madridit, Kylian Mbappé, dhe Zinedine Zidane, trajnerit të kombëtares franceze, ka parë disa tensione kohët…
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…
Deputetja e PS Sara Mila është paraqitur në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për…