Në vend janë konfirmuar 35 raste me ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa tri raste të tjera mbeten të dyshuara dhe po kalojnë nëpër procedurën e diagnostikimit. Në Klinikën Infektive, gjashtë pacientë në gjendje kritike po marrin trajtim në kujdes intensiv.
None found
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi sot në një konferencë për media se pjesa më e madhe e personave me diagnozë të konfirmuar janë hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Një pacient tjetër po mjekohet në një institucion privat shëndetësor.
Sipas ministrit, deri tani janë shënuar tre raste vdekjeje. Ndërkohë, 15 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga Klinika Infektive.
Duke folur për situatën në rajon, Klekovski tha se Athina aktualisht përbën zonën më aktive në Evropë për ethet e Nilit Perëndimor. Greqia ka regjistruar deri më tani 81 raste të formës neuroinvazive dhe nëntë viktima, kurse raste janë paraqitur tashmë edhe në zonat pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.
“Kapacitetet shëndetësore diagnostikuese janë ngritur në nivel maksimal. Nëse vitet e kaluara bëheshin rreth 40 analiza në vit, tani jemi në ritmin prej 4 deri në 8 analizash në ditë. Duhet të kujtojmë se për konfirmimin përfundimtar të diagnozës nevojiten dy teste të pavarura”, deklaroi Klekovski.
Ai bëri të ditur gjithashtu se janë njoftuar të gjithë mjekët që mund të kenë kontakt me pacientë të dyshuar si të infektuar.
“Janë informuar të gjitha repartet infektive, mjekët amë dhe familjarë, Klinika e Neurologjisë, si dhe neurologët në përgjithësi. Pra, gatishmëria dhe kapaciteti për njohjen dhe diagnostikimin e sëmundjes janë në dispozicion”, nënvizoi Klekovski.
Ministri sqaroi se, gjatë hartëzimit të rasteve, vendbanimi i pacientit nuk duhet të barazohet me vendin ku ka ndodhur infektimi me virusin, ndaj mes tyre duhet bërë dallim.
BDI ka dalë me reagim në lidhje me urimin e Ministrisë së Mbrojtjes për përvjetorin e Armatës së Maqedonisë së…
Mbishkrime nacionaliste dhe thirrje për urrejtje, përfshirë edhe mesazhe që bëjnë thirrje për vrasje si “Smrt za Siptari”, janë shfaqur…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka hedhur kritika të shumta për mënyrën e menaxhimit të sektorit të…
Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish kryesuesit Avni Dehari, për vazhdimin e seancës konstituive. Deputetët e PDK-së në…
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur shqetësim për mungesën e përgjigjes nga Zyra e Kryeministrit (ZKM) ndaj…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka nënshkruar nismën legjislative për ndryshimin dhe…