Categories: maqedoni

Rijad Shaqiri në PodGo: ASH-ja shtrihet nga Likova në Strugë, VLEN-it i mungon fuqia politike

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, ishte i ftuar në emisionin PodGo të Telegrafi Maqedoni, ku foli për ASH-në, AKI-në, qeverinë aktuale dhe VLEN-in.

Shaqiri tha se ASH-ja ka struktura në zonat shqiptare, nga Likova deri në Strugë. Sipas tij, partia është ndarë nga njerëzit që e kishin parë politikën si rrugë për të përfituar pushtet e poste.

Të lidhura

None found

“Kemi nëndegë në çdo fshat të zonave shqiptare. Aty ku nuk kemi të tilla, veprojnë grupe kontakti me aktivistë të përkushtuar. Njerëzit po lodhen nga politika. Ne e pastruam subjektin nga ata që qëndronin brenda tij vetëm për përfitime dhe pozita. Kur u larguam nga Qeveria, ata mbetën në pushtet, por sot nuk duken. Aleanca i kishte strehuar dhe pikërisht ata u përpoqën ta dëmtonin. Koha tregoi se kishim të drejtë kur dolëm nga Qeveria”, u shpreh Shaqiri.

Duke folur për qeverinë, ai kritikoi atë që e cilësoi si arrogancë të kryeministrit dhe përfaqësuesve të OBRM-PDUKM-së ndaj shqiptarëve.

“Arroganca e OBRM-PDUKM-së, e kryeministrit dhe e disa përfaqësuesve të saj është e dukshme. Edhe Maksim Dimitrievski sillet me mendjemadhësi dhe përpiqet të shfaqet si patriot i madh. Atij i pengon që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe. Megjithatë, ai u zgjodh me votat e shqiptarëve dhe trokiti në dyert e familjeve shqiptare në Kumanovë për të siguruar edhe një votë”, tha deputeti.

I pyetur për koalicionin “Aleanca Kombëtare për Integrim”, Shaqiri vlerësoi se ai e ka dëshmuar veprimtarinë e tij politike.

“AKI-ja është gjallë dhe ka treguar rezultatet e veta në Gostivar, Vrapçisht dhe, së fundmi, në Bërvenicë. Ajo e ka argumentuar veprimin e saj politik përmes përpjekjes për të ndalur politikat anti-shqiptare”, deklaroi ai.

Për VLEN-in, Shaqiri tha se në vitin 2024 shihej si shpresë, por sot nuk ka fuqi të mjaftueshme politike për t’i çuar proceset përpara.

“Më vjen keq, sepse në fillim edhe ne ishim pjesë e Qeverisë si pjesë e VLEN-it. E ndjeva mosrespektimin dhe ngrita alarmin për të. Më pas nisën shkarkimet masive të shqiptarëve. Në vitin 2024, VLEN-i përfaqësonte shpresë dhe njerëzit prisnin ndryshime pozitive. Tani, megjithatë, duket se i mungon fuqia politike për të avancuar proceset. Duhet të jetë më këmbëngulës në qëndrimet e veta”, tha Shaqiri.

Sa i përket së ardhmes së vendit, ai paralajmëroi se Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet e izoluar nëse vazhdon të ndikohet nga Serbia dhe Rusia.

“Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, por politika që po ndiqet tani nuk tregon se po ecim në atë drejtim. Sot diskutohet për Alta Bankën, e cila është serbe dhe u krijua nga vetë Vuçiqi. Nga sa kam lexuar, para se gjykatat serbe t’ia hiqnin licencën, miliona euro u zhdukën, ndërsa sot ato mjete ndodhen në Maqedoni. Nëse vazhdon me këto politika, Maqedonia do të izolohet dhe do të mbetet si provincë e Serbisë, nën ndikimin rus. Kjo nuk është në interesin tonë si shqiptarë”, përfundoi Shaqiri.

të fundit

Berishaj admits previous payments from GEN-I Belgrade, but denies receiving them as ambassador

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se ka pranuar pagesa nga kompania GEN-I Beograd pasi mori detyrën…

9 minutes ago

Gunshots after an alcohol-fueled gathering? Hysni Mehani calls for action from the police and prosecution

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një rast të…

9 minutes ago

Sveçla: Two arrested over armed robbery in Gjakova; weapons and money found

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitjen…

9 minutes ago

Kim Jong Un relaxes with his family at a ski resort as his daughter stands out in released footage

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është shfaqur në një resort skish pranë kufirit me Kinën, duke shijuar…

9 minutes ago

Manchester City vendos çmimin e Haalandit, katër superfuqi evropiane në alarm

Manchester City duket se ka nisur të përgatitet për mundësinë e largimit të Erling Haalandit në fund të këtij sezoni,…

10 minutes ago

Uashingtoni shton përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner zhvillojnë bisedime në Berlin

Një tjetër përpjekje diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë pritet të zhvillohet këtë javë, me administratën amerikane që…

10 minutes ago