Partia Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM) ka ngritur alarmin se kryeqyteti ndodhet përballë një rreziku serioz, i ngjashëm me ndotjen e ujit që goditi Gostivarin. Sipas tyre, deponia “Jugohrom” në afërsi të Shkupit përbën një kërcënim konkret që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
None found
Nga radhët e kësaj force politike theksojnë se institucionet duhet të kalojnë më në fund në veprim parandalues. Sipas tyre, prania e kromit gjashtëvalent në deponi rrezikon drejtpërdrejt burimin e Rashçes, i cili furnizon me ujë të pijshëm gjithë Shkupin. “Kjo substancë kimike është jashtëzakonisht helmuese dhe shkakton kancer,” paralajmërojnë nga RDM, duke shtuar se çdo reagim i vonuar do të shndërrohej në një tragjedi për qindra mijëra banorë.
Partia u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha hapat e domosdoshëm, duke vënë në dukje se siguria e ujit të pijshëm duhet trajtuar si prioriteti më i lartë kombëtar. “Mbrojtja e burimeve tona ujore kërkon bashkimin e zërit qytetar me vullnetin politik,” citohet në komunikatën e RDM-së.
Ndërkohë, ekspertët e shëndetit publik janë të prerë në qëndrimin e tyre: uji i rrjetit në Gostivar nuk duhet konsumuar apo përdorur për gatim derisa institucionet kompetente të japin garanci për sigurinë e tij.
Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…
Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…
Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…
Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…
Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...