Categories: maqedoni

Rasti “Pulse”, Dejan Jovanovit i zgjatet paraburgimi edhe për 30 ditë

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka vendosur t’i caktojë një masë të re paraburgimi prej 30 ditësh D.J.-së nga Koçani, i cili është i akuzuari i parë në rastin “Pulse”.

Të lidhura

None found

Vendimi u mor pasi gjyqtari i procedurës paraprake shqyrtoi kërkesën e prokurorit publik të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. I dyshuari u dëgjua në prani të avokatit të tij mbrojtës, ndërsa u analizuan edhe faktet dhe provat e paraqitura bashkë me kërkesën.

Arsyetimi për caktimin e paraburgimit lidhet me mundësinë e arratisjes dhe dyshimin e bazuar se D.J. mund të pengojë hetimin përmes ndikimit te dëshmitarët.

Masa e re do të nisë të zbatohet më 3 tetor 2026. Aktualisht, D.J. ndodhet në paraburgim për çështjen që ka të bëjë me zjarrin në diskotekën “Pulse”.

Në kuadër të hetimit të ri, ai dyshohet për veprën penale “dhënia e ryshfetit”, të parashikuar në nenin 358, paragrafi 1 të Kodit Penal./Telegrafi/

të fundit

DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…

7 hours ago

After protest tensions, Tirana turns red and black as citizens fill the streets with flags

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…

7 hours ago

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

7 hours ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

7 hours ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

7 hours ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

7 hours ago