Categories: maqedoni

Rasti “Lotari Shtetërore”, mbrojtja rrëzon provat e Prokurorisë

Mbrojtja e tetë personave të akuzuar për keqpërdorimin e 9,7 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore ka kundërshtuar të gjitha provat e paraqitura nga Prokuroria. Në seancën e sotme publike, avokatët e Përparim Bajramit, Artan Grubit dhe të pandehurve të tjerë shqyrtuan një për një 231 provat e prezantuara në seancën e kaluar, duke mohuar pretendimin se aparatet VLT për lojëra elektronike të fatit janë blerë në mënyrë të panevojshme.

Të lidhura

None found

Sipas mbrojtjes, marrëveshja e lidhur me Kazinos Austria i jep kësaj të fundit ekskluzivitet vetëm për rregullimin elektronik të lojërave të fatit. Avokatët theksuan se ky ekskluzivitet nuk përfshin furnizimin, rregullimin apo përdorimin e automateve dhe se një e drejtë e tillë nuk është përcaktuar as në marrëveshjen e nënshkruar me Kazinos Austria dhe as në marrëveshjen për themelimin e shoqërisë.

“Vërejtja kryesore është se marrëveshja që e ka Kazinos Austria parashikon ekskluzivitet vetëm për rregullimin elektronik të lojërave të fatit. Përsa u përket automateve, përkatësisht furnizimit dhe rregullimit të lojërave të fatit me automate, një ekskluzivitet i tillë nuk ekziston as në marrëveshjen e nënshkruar me Kazinos Austria dhe as në marrëveshjen për themelimin e vetë shoqërisë. Kjo e drejtë nuk është transferuar përmes atij ekskluziviteti”, deklaroi Elenko Millanov, avokat i Përparim Bajramit.

Mbrojtja kundërshton gjithashtu pretendimin për dëmtim financiar, duke argumentuar se aparatet e blera ndodhen ende në Lotarinë e Maqedonisë dhe mund të vihen në përdorim.

“Në asnjë pjesë të akuzës dhe për asnjërin prej këtyre personave nuk thuhet se furnizimi me këto aparate i ka sjellë ndonjërit përfitim të paligjshëm pasuror. Pajisjet vazhdojnë të jenë në Lotarinë e Maqedonisë. Gjatë vijimit të procedurës do të dëshmojmë para gjykatës dhe opinionit se ky furnizim është në interes, pasi aparatet, duke marrë parasysh edhe çmimin e tyre, kanë vlerë dukshëm më të madhe dhe mund të aktivizohen në çdo moment nga Sh.A. Lotaria e Maqedonisë”, shtoi Millanov.

Në seancën e mëparshme, prokurorët Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski kaluan rreth dy orë duke lexuar titujt e 231 provave materiale. Ato përfshinin vendime të marra në seanca të ndryshme të Lotarisë Shtetërore dhe të Qeverisë, plane financiare të institucioneve, procesverbale, si dhe dokumentacionin që lidhet me procedurën e furnizimit me aparate VLT.

Prokuroria i akuzon të pandehurit për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, duke pretenduar se kanë marrë pjesë në procesin e furnizimit të Lotarisë Shtetërore me aparate VLT për lojëra elektronike të fatit, edhe pse ato nuk janë përdorur asnjëherë. Sipas organit të akuzës, Lotaria Shtetërore nuk ka të drejtë ligjore të organizojë në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit. /Alsat/

të fundit

Rama njofton masat e reja për fëmijët: Diskutim për kufizimin e rrjeteve sociale dhe përgjegjësinë e familjeve

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po përgatit një paketë masash për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve, në…

6 minutes ago

Binance suffers cyberattack, with $6.3 billion reportedly stolen

6.3 miliardë dollarë i janë grabitur gjigandit të kriptomonedhave Binance pas një sulmi kibernetik. [...] Read More... The post Binance…

7 minutes ago

The Balluku case: SPAK sends 31 people and entities to trial over 11 tenders with suspected violations (NAMES)

SPAK ka zgjeruar hetimet për dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku në fokus janë 11 procedura tenderimi për…

8 minutes ago

Buxhuku paralajmëron për rrezik kolapsi: Ekonomia mbështetet te paratë e zeza, ndërsa koston e taksave do ta paguajnë qytetarët

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka paralajmëruar rreziqe serioze për ekonominë shqiptare, duke kritikuar paketën e re fiskale dhe mungesën…

8 minutes ago

US Embassy urges people to avoid protests: Road closures and restrictions on public services expected

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me protestat e vazhdueshme në vend,…

8 minutes ago

Demo: 269 minors were taken into custody during violent protests

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo  ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm…

9 minutes ago