Categories: maqedoni

Kërkohet zbutja e kufizimeve për reklamimin në media në Propozim-ligjin për lojërat e fatit

Ndalimi i reklamave në media u shndërrua në një prej pikave që nxiti më shumë debat gjatë shqyrtimit publik të Propozim-ligjit për lojërat e fatit.

Sipas përfaqësuesve të industrisë dhe mediave, ndalimi i plotë i promovimit për operatorët e licencuar nuk është zgjidhje e duhur, pasi një masë e tillë, sipas tyre, mund të nxisë tregun ilegal dhe njëkohësisht të kufizojë informimin e qytetarëve për ofertat legale.

Të lidhura

None found

Drejtori i Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, Aleksandar Klimovski, theksoi se nëse shteti lejon rregullimin e veprimtarisë së lojërave të fatit për kompani të caktuara, përfshirë edhe lotarinë shtetërore, atëherë këtyre subjekteve duhet t’u jepet mundësia që të reklamojnë produktet dhe shërbimet e tyre. Për këtë arsye, ai propozoi heqjen e ndalesës së ashpër, duke sugjeruar që në nenin 22 të ligjit të propozuar të fshihen pikat 5 dhe 7 të paragrafit 1.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe përfaqësuesja e Asociacionit të Mediave Kombëtare Private, Snezhana Llupevska, e cila vlerësoi se kjo çështje mund të trajtohet në mënyrë të ngjashme me reklamimin e ilaçeve, pra duke sqaruar pasojat e mundshme të lojërave të fatit, e jo duke i ndaluar krejtësisht.

Ajo deklaroi se mund të vendoset detyrimisht një mohim përgjegjësie (disclaimer), i ngjashëm me atë që përdoret te reklamat e ilaçeve, ku të theksohet se lojërat e fatit janë të ndaluara për personat nën 18 vjeç, ose nëse ligji parashikon kufi tjetër, si mosha 16 vjeç, të sqarohen edhe pasojat e dëmshme që mund të sjellin. Sipas saj, nëse reklamimi ndalohet tërësisht, ekziston rreziku që të krijohen mundësi për bixhoz në të zezë. Në emër të AMM-së, ajo vlerësoi se reklamimi i rregulluesve të lojërave të fatit, sidomos i lotarisë shtetërore, nuk duhet të hiqet.

Kundërshtime ndaj ligjit pati edhe për dispozitat që parashikojnë distancën minimale prej 500 metrash nga shkollat, kufizimet për reklamimin me ndriçim dhe taksat e larta për kompanitë private. Megjithatë, ministrja e Financave argumentoi se qëllimi i qeverisë me këtë ligj është mbrojtja e qytetarëve.

Ministrja e financave, Gordana Dimitrievska Koçovska, deklaroi se ligji i propozuar ka disa objektiva të përcaktuara qartë: mbrojtjen e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, uljen e ekonomisë gri, forcimin e kontrollit dhe mbikëqyrjes, si dhe parandalimin e larjes së parave dhe keqpërdorimeve financiare.

Nga ana tjetër, organizatorët e lojërave të fatit nuk pajtohen me këto masa, duke paralajmëruar se ato mund të çojnë në mbylljen e kompanive që veprojnë ligjërisht, në zgjerimin e tregut gri dhe, në raste të caktuara, të jenë në kundërshtim me Kushtetutën. /Alsat.mk

të fundit

Trial in the “Talir 1” case returns to the beginning

Gjykimi në rastin "Talir 1" është kthyer në pikën zero, pasi seanca kryesore u shty dhe afati ligjor prej 90…

13 seconds ago

NIPHK: Seasonal flu vaccines expected to arrive on October 21

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vaksinat kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të arrijnë…

1 minute ago

Ursula von der Leyen to visit Kosovo tomorrow

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë nesër Kosovën, ku do të zhvillojë një takim me…

2 minutes ago

Gashi and Ambassador Schuebel discuss justice reforms and strengthening the rule of law

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, së bashku me anëtarin e KPK-së, Visar Krasniqi, ka pritur të…

2 minutes ago

Ursula von der Leyen praises progress toward the EU: Albania among the leading countries in integration

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian gjatë një konference të përbashkët…

3 minutes ago

Rama after meeting with Von der Leyen: We will begin closing chapters before the end of the year; I briefed her on the Zvërnec project

Kryeministri Edi Rama e cilësoi vizitën në Tiranë të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si një zhvillim…

3 minutes ago