Raporti i Qendrës për Menaxhimin e Krizave për orën 18:30 tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 16 raste zjarresh në territorin e vendit. Sipas të dhënave, katër prej tyre ende nuk janë neutralizuar, dy janë vendosur nën kontroll dhe dhjetë të tjera janë fikur plotësisht.
None found
Zjarret që mbeten problematike janë përqendruar në katër pika. Në Saraj, konkretisht në fshatin Sfillare e Epërme, flakët kanë përfshirë pyll të llojit të përzier dhe bimësi të ulët. Në Shuto Orizarë, situata lidhet me djegien e mbeturinave. Poligoni stërvitor Krivollak në Negotinë po përballet me djegien e bimësisë së thatë, ndërsa në Llërcë të Zhelinës është prekur sërish bimësia e ulët.
Për sa u përket dy vatrave të vendosura nën kontroll, bëhet fjalë për zjarrin në fshatin Belicë, në zonën e quajtur Kajorec. Flakët aty janë zgjeruar në drejtim të Jasenit, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore me bimësi të ulët dhe të përzier. Gjithashtu, nën mbikëqyrje ndodhet edhe zjarri i rënë në deponinë e fshatit Pçinjë, në rajonin e Kumanovës.
Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të shuajnë tërësisht dhjetë vatra në disa komuna, përfshirë Butelin, Sarajin, Manastirin, Krivogashtanin, Strumicën, Radovishin dhe Bërvenicën. Autoritetet bëjnë me dije se materiali i djegur përbëhet kryesisht nga forma të ndryshme të bimësisë, grumbuj mbeturinash, deponi dhe kashtë.
Instituti për Shëndet Publik njofton se janë regjistruar 72 raste të etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni deri më 27…
Erjon VishkulliMinistrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë nga Italia, duke bërë me dije se Erjon Vishkulli…
Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…
Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Miami të SHBA-së, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. [...]Read More...
Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën…
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar…