Qyteti i Shkupit ka hedhur poshtë pretendimet se në ujin me të cilin furnizohet kryeqyteti është zbuluar bakteri Escherichia coli. Nga institucioni e cilësuan këtë si një sulm të orkestruar dhe paralajmëruan se më vonë do të publikojnë informacione të plota.
None found
Ky qëndrim iu përcoll “Lokalno”-s pas shqetësimeve se prania e këtij bakteri mund ta bënte ujin e Shkupit të papërshtatshëm për konsum.
Për këtë çështje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ende nuk kanë dhënë përgjigje.
NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup” njoftoi dje se Sektori i Kontrollit Sanitar, gjatë ditës, kishte marrë 42 mostra nga rrjeti i ujësjellësit në Shkup. Katër prej tyre ishin siguruar nga seksioni i puseve Nerezi-Lepenec. Ekzaminimi i mostrave u krye përmes analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në laboratorë të akredituar sipas standardit ISO 17025:2018.
Sipas NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup”, kontrolli realizohet në përputhje me rregulloret në fuqi që përcaktojnë sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Rezultatet e analizave vërtetojnë se uji i sistemit të furnizimit të Shkupit është i përshtatshëm për t’u pirë./Telegrafi/
Bayern Munich ka deklaruar publikisht se sulmuesi Harry Kane meriton të fitojë Topin e Artë, duke përmendur rekordin e jashtëzakonshëm…
Zhu Rongji, ish-kryeministri kinez dhe një nga figurat kryesore të transformimit ekonomik të vendit, ka vdekur në moshën 97-vjeçare. [...]Read…
Amber ka folur së gundmi në një intervistë për jetën e saj personale, raportet me personazhet e tjerë dhe prapaskenat…
Të paktën dy persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve ruse gjatë natës në disa rajone…
Nga i nxehti ekstrem, tek stuhi të dhunshme shiu e rrëshqitje të mëdha toke: Situata me të cilin po përballet…
Tërmeti i fuqishëm i magnitudës 7.4 që goditi Kolumbinë ka marrë dhjetëra jetë njerëzish, ka shkaktuar dëme të mëdha e…