Categories: maqedoni

QMK: Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Maqedoni, ekipet zjarrfikëse në terren

Gjatë ditës së sotme, deri në orën 19:00, në territorin e Maqedonisë janë raportuar 10 zjarre në hapësira të hapura. Shtatë prej tyre janë lokalizuar dhe shuar tërësisht, ndërsa tre vatra mbeten aktive.

Të lidhura

None found

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), një nga zjarret vazhdon në territorin e Komunës së Zhelinës, pranë fshatit Leshnicë e Epërme, ku flakët kanë përfshirë bar të thatë dhe pyll të përzier.

Një tjetër vatër është shfaqur në Komunën e Vallandovës, në afërsi të fshatit Udovë, përgjatë lumit Vardar. Në këtë zonë po digjet bimësi e ulët.

Zjarri i tretë aktiv ndodhet në Komunën e Dollnenit, mes fshatrave Cërnilisht dhe Strovija, ku janë përfshirë nga flakët bar i thatë dhe mbeturina.

QMK bëri të ditur se zjarret e tjera të raportuara gjatë ditës janë shuar me sukses. Ndërhyrjet u zhvilluan në komunat Dollnen, Kavadar, Kërçovë, Delçevë dhe Zhelinë, si dhe në dy lokacione në rajonin e Gostivarit.

të fundit

Policia arreston personin që dyshohet se kërcënoi kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin

Është arrestuar i dyshuari i cili përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin. Arrestimin e të dyshuarit…

10 minutes ago

Enis Rexhepi mbërrin në Kosovë: Zgjedhjen e bëra me zemër

Sulmuesi i ri i Kosovës, Enis Rexhepi, ka zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është mirëpritur nga…

12 minutes ago

Bardhi kundërshton gjobën 5-milionëshe ndaj 17-vjeçarit: Akt çnjerëzor, Policia ta anulojë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar, pas gjobës prej 5 milionë lekësh për aktivistin 17-vjeçar. Ky…

18 minutes ago

Interi triumfon 2-0 ndaj Comos dhe rikthehet te fitorja në Serie A

Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…

36 minutes ago

Mungojnë auto-injektorët e adrenalinës në Maqedoninë e Veriut, pacientët i blejnë jashtë vendit

Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…

37 minutes ago

Accident on the Fier-Libofshë road, milk tanker collides with motorcycle, one person injured

Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…

39 minutes ago