Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë territorin e vendit janë evidentuar 25 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, 22 janë shuar tërësisht, një është vendosur nën kontroll, ndërsa dy vazhdojnë të jenë aktive.
None found
Aktive mbeten vatra në Gorno Lisice, në Komunën e Aerodromit, ku flakët kanë përfshirë bimësi të ulët, dru dhe misër, si dhe zjarri në dalje të Kriva Palankës, i cili ka prekur një deponi.
Nën kontroll është vënë zjarri mbi fshatin Zelenikovë, ku më herët digjeshin pyll dhe bimësi e ulët.
Në disa komuna të Shkupit, përfshirë Gazi Babën, Gjorçe Petrovin, Sopishten, Haraçinën, Studeniçanin dhe Karposhin, vatrat e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë shuar.
Zjarre u raportuan gjithashtu në Novaci, Dollneni, Prilep, Çashkë, Veles, Rosoman, Strugë, Likovë, Vrapçishtë, Zhelinë, Gostivar dhe Delçevë.
Në shumicën e rasteve është djegur bimësi e ulët, ndërsa në disa zona flakët kanë përfshirë edhe pyje, pemë, mbeturina dhe deponi.
AC Milani nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Sassuolo.“Rossonerët” ishin më kërkues, por…
Partnerja e aktorit amerikan Nick Cannon, Bree Taisi, ka vendosur një kufi të qartë në marrëdhënien e tyre, nëse ai…
Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit thërrasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe…
Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…
Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se…