Categories: maqedoni

QMK: Në 24 orët e fundit u evidentuan 17 zjarre në hapësira të hapura

Qendra për Menaxhim me Kriza ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 17 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, një vatër është vënë nën kontroll, ndërsa 16 të tjerat janë shuar tërësisht.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të QMK-së, nën kontroll është zjarri në Komunën e Makedonski Brod, në zonën e fshatit Belicë, ku flakët përfshinë pyll me pisha dhe bimësi të ulët.

Institucioni njofton se janë shuar edhe zjarret në Komunën e Gjorçe Petrovit pranë fshatit Kuçkovë, në Veles afër fshatit Crkvino, në Negotinë pranë fshatit Crveni Bregovi dhe në Bogdanci pranë fshatit Stojakovë, ku kryesisht digjej bimësi e ulët dhe e degraduar.

Po ashtu, janë fikur zjarret në Strumicë pranë fshatit Dobrejci, në Bosillovë pranë fshatit Bosillovë, si edhe në Komunën e Vasilevës, në pjesën mes fshatrave Çanaklija dhe Gjeçerlija, ku nga zjarri u përfshi një deponi dhe bimësi e ulët.

QMK bën të ditur gjithashtu se janë lokalizuar dhe shuar zjarret në manastirin “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë, pranë fshatit Carevic të Prilepit, në fshatin Nov Karaorman në Komunën e Karbincit, si dhe në vendbanimin Babi të Shtipit pranë lokalitetit Kisha Mirjanina.

Në mesin e zjarreve të shuara përfshihen edhe ato në Berovë pranë fshatit Smojmirovo, në Butel në rrugën e Lubotenit, në Kumanovë në rrugën “11 Nëntori”, në Komunën e Brvenicës pranë fshatit Miletino dhe në Komunën e Krivogashtanit pranë fshatit Vogjani, ku digjej deponi dhe bimësi e ulët.

Qendra për Menaxhimin e Krizave thekson se gjendja me zjarret po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në hapësirat e hapura, me synim parandalimin e shpërthimit të zjarreve të reja.

të fundit

Prokuroria Speciale merr dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Gjatë konferencës së mbajtur sot nga Prokuroria Speciale për rastin kundër trafikimit të narkotikëve, pyetur nga mediat për kompetencat e…

3 minutes ago

Milano, 51-vjeçari denoncon 20 muaj dhunë nga bashkëshortja; rreth 30 mijë video mund të zbardhin ngjarjen

Një histori tronditëse dhune në familje po hetohet nga Prokuroria e Milanos, ku një menaxher 51-vjeçar pretendon se është rrahur,…

10 minutes ago

Tre gjigantët spanjollë ndjekin Fernandezin, City kërkon 120 milionë euro

Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi po e monitorojnë situatën e mesfushorit argjentinas, i cili mund të jetë një nga…

10 minutes ago

Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut: korrupsioni mbetet i përhapur, ndërsa ndryshimet kushtetuese nuk kanë avancuar

"Maqedonia e Veriut nuk ka bërë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit, i cili mbetet i përhapur dhe shkak serioz…

13 minutes ago

Terras: Ngërçi politik i la Kosovës një vit e gjysmë pa reforma dhe përparim

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka prezantuar pikëpamjet e tij mbi situatën politike dhe diplomatike në Kosovë.…

13 minutes ago

Anulohet dënimi me 13 vjet burg për Muhamet Alidemajn, çështja rikthehet për rigjykim

Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special,  ka aprovuar ankesat e të akuzuarit Muhamet Alidemaj dhe mbrojtësit të tij,…

13 minutes ago