Zjarri i rënë në afërsi të fshatit Belicë, në komunën e Makedonski Brodit, vazhdon të jetë aktiv. Mbi 60 persona nga Shkupi dhe Makedonski Brodi, mes tyre edhe pjesëtarë të NP „Jasen“ dhe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë angazhuar në operacionin për shuarjen e tij.
None found
Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angelov, ka deklaruar se banorët e fshatit nuk ndodhen në rrezik, pasi vatra e zjarrit është larg zonës së banuar.
Për frenimin e përhapjes së flakëve drejt pyjeve me pisha, ekipet në terren po përdorin mjete për shuarje dhe po ndërtojnë breza mbrojtës kundër zjarrit.
Në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 12 zjarre: 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive, 5 janë nën kontroll, ndërsa 2 janë shuar.
Përmirësimi i situatës pritet të ndihmohet edhe nga reshjet e paralajmëruara, kryesisht në rajonin e Kërçovës dhe në zonat malore të veriperëndimit.
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se opozita e ka humbur sheshin e protestës. Salianji, në një intervistë në…
Një tjetër rast që lidhet me certifikatat e falsifikuara të COVID-19 ka përfshirë futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Breel Embolo,…
Rasti i Granit Xhakës po merr një tjetër kthesë, ndërsa raportimet e reja në Zvicër kanë ngritur dyshime se certifikata…
Tesco po teston një teknologji të re që u lejon klientëve të shohin virtualisht se si do t’u rrinë rrobat…
Meta ka prezantuar një pajisje të re të quajtur “Muse Charm”, e cila u mundëson përdoruesve të komunikojnë me inteligjencën…
Karikimi i veturave elektrike po bëhet edhe më i shpejtë, pasi prodhuesi kinez Geely Auto Group ka prezantuar një sistem…