Qeveria ka bërë të ditur se rikonstruimi i paralajmëruar po zhvillohet përmes konsultimeve me partnerët e koalicionit.
Për sot dhe nesër, sipas njoftimit, janë planifikuar takime me partitë politike ZNAM dhe VLEN.
None found
Nga Qeveria theksojnë se diskutimet ndodhen ende në një fazë të hershme dhe se bëhet fjalë për një proces të ndjeshëm, i cili kërkon qasje serioze dhe të përgjegjshme, prandaj në këtë moment nuk do të jepen hollësi të tjera. Ata shtojnë se menjëherë pasi të ketë marrëveshje konkrete dhe të përcaktohen zgjidhjet, opinioni do të njoftohet në mënyrë të plotë dhe pa vonesë.
Sipas Qeverisë, qëndrimi që mbetet i pandryshuar në këtë fazë është edhe parimi i qartë i kryetarit të saj, Hristijan Mickoski, i shprehur publikisht gjatë shënimit të 36-vjetorit të partisë në Strumicë.
Nga atje rikujtojnë se kryeministri pati deklaruar se po e ndjek me vëmendje situatën në institucione dhe se nuk është i kënaqur me dukuritë që vërehen te një pjesë e funksionarëve, të cilët, sipas tij, po largohen nga parimet mbi të cilat është formuar Qeveria.
Po ashtu, ai kishte theksuar se tek ai kanë mbërritur vërejtje për angazhim të pamjaftueshëm nga disa ministra dhe drejtorë, si edhe për largim nga problemet e përditshme dhe nevojat e qytetarëve.
Siç nënvizojnë nga Qeveria, Mickoski ka dërguar mesazhin e qartë se ekzekutivi është zgjedhur për t’i shërbyer popullit dhe jo për të shijuar privilegjet e pushtetit, duke shtuar se çdo funksionar duhet të jetë i qasshëm, i përkushtuar dhe vazhdimisht pranë qytetarëve.
Kryeministri, sipas Qeverisë, ka porositur gjithashtu se nuk pranon justifikime për mospërmbushje të detyrimeve dhe se kushdo që nuk mund t’u përgjigjet sfidave duhet me ndershmëri ta rishqyrtojë vendin e tij në ekip.
ElbasaniElbasani është një prej skuadrave më aktive të merkatos së verës në Superiore [...]Read More...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në liqenin e Viroit në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar është gjetur…
Sipas një shkrimi të Washington Post, që i referohet zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve amerikanë, agjencitë e inteligjencës në SHBA kanë…
Mesfushori i Portugalisë dhe i Paris Saint-Germain, Joao Neves, është bërë objekt i sulmeve në rrjetet sociale nga një pjesë…
Një tren i metrosë doli nga shinat pasditen e kësaj të premteje në Stamboll, duke shkaktuar momente paniku te udhëtarët.Mediat…
Shoferët në Kinë kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të anashkaluar kontrollin e sigurisë në automjetet Tesla.Ata shpenzojnë rreth…