Categories: maqedoni

Aliu: Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, rikonstruimi i Qeverisë humb kuptimin

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka deklaruar se një rikonstruim i Qeverisë dhe angazhimi në procese të tilla nuk do të kishin kuptim në rast se do të planifikoheshin edhe zgjedhje të parakohshme.

Në një paraqitje në “Click Plus” në “TV21”, Aliu tha se bashkë me partnerët e koalicionit duhet të përqendrohen në periudhën dyvjeçare deri në zgjedhjet e rregullta, me synim mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura, pasi sipas tij përpara ka sfida të mëdha që kërkojnë zgjidhje.

Të lidhura

None found

“Nuk do kishte qenë e logjikshme të bëhen këto ndryshime dhe e gjithë kjo energji të harxhohet nëse do të kishim projektuar zgjedhjet të parakohshme parlamentare. Të gjitha këto proceset që janë të hapura presim që të ketë impakt më të madh në shoqëri si në aspektin ekonomik edhe në aspekt të mirëqenies së qytetarëve. Për këtë arsye riorganizohemi brenda për brenda që rezultatet të jenë më të dukshme, më të shpejta dhe çdo lëvizje tjetër për riorganizim aktiviteteve politike nuk do të kishin pasur asnjë logjik nëse do të kishim shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi e dini që tre muaj para duhet të kemi Qeveri teknike, pra ngushtohet hapësira jo vetëm në aspekt të zgjedhjeve të parakohshme, por 6 muaj para saj qeveria është gjysmë pasive. Ne kemi sfida shumë të mëdha, kemi kërkesa të cilat janë reale dhe të logjikshme që do të duhet që t’i japim zgjidhje dhe kjo periudhë dy vjeçare duhet të fokusohemi dhe t’i përmbyllim të gjitha proceset që janë të hapura”, deklaroi Aliu.

Ai u ndal edhe te provimi i jurisprudencës, për të cilin tha se VLEN tashmë ka një zgjidhje. Sipas tij, 70 për qind e provimit, që përfshin pjesën teorike, do të zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa praktike do të jepet në gjuhën maqedonase.

Aliu nënvizoi se po përpiqen të ndërtojnë zgjidhje që mbështeten në infrastrukturën juridike të vendit, në mënyrë që në të ardhmen të shmangen probleme me Gjykatën Kushtetuese dhe me gjykata të tjera.

“VLEN u ul nga dita e pare, e detektoi momentin dhe sfidat edhe juridike dhe politike për ta zgjidhur këtë problem dhe tani ekziston zgjidhje në përputhje me ligjet dhe infrastrukturën juridike në shtet që nesër mos të kemi probleme në kushtetuese dhe gjykata që të ngritën çështje është ose nuk është kushtetuese”, tha Aliu.

Tags: Azir Aliu

të fundit

Uashingtoni pret sot bisedimet tre-ditore Izrael-Liban, ja temat që do të shqyrtojnë delegacionet

Sot në Uashington nis një raund negociatash tre-ditore mes Izraelit dhe Libanit, ku delegacioni izraelit do të paraqesë harta si…

6 seconds ago

FOTO/ Martohet Besa, motra e Dafina Zeqirit

Besa Tafari, këngëtarja e njohur dhe motra e artistes Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund beqarisë. Artistja ka zgjedhur që…

16 seconds ago

Spiropali u përgjigjet kritikave: Flet për sulme të rëndomta dhe konspiracione halucinante

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me kritikat ndaj saj teksa i ka…

33 seconds ago

Mickoski: Vendimi i Kushtetueses për rrugët në Tetovë nuk e mbyll çështjen

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e emrave të vjetër të rrugëve…

3 minutes ago

Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Trebosh të Tetovës

SPB Tetovë njofton se një shtëpi nga një fshat i Tetovës është përfshirë nga zjarri."Më 22.06.2026 në ora 17:05 në…

4 minutes ago

Albin Kurti speaks for the first time about the possibility of a coalition with the LDK

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës…

14 minutes ago