Me rastin e Ditës botërore për luftë kundër shkretimit dhe thatësisë, nga Qendra për ndryshime klimatike vlerësojnë se Maqedonia po hyn në një periudhë me rrezik të shtuar nga thatësia, ndaj theksojnë se nevojiten mjete financiare për zbatimin e masave të adaptimit.
Sipas tyre, vendet e rajonit të Mesdheut, ku bën pjesë edhe Maqedonia, po përballen gjithnjë e më tepër me periudha të zgjatura të thatësisë, me më pak reshje dhe me rritje të pandërprerë të temperaturave.
None found
“Këto ndryshime ndikojnë drejtpërdrejtë ndaj resurseve të ujit, bujqësisë dhe stabilitetit të bashkësive lokale, me ç’rast pasojat janë gjithnjë e më shumë reflektohen edhe përmes humbjeve ekonomike dhe rritjes sociale”, thonë nga Qendra për ndryshimet kliamtike.
Në kuadër të projektit Green B-LEAF është përpunuar një vegël për vlerësimin e rreziqeve dhe ndjeshmërisë së bashkësive lokale ndaj ndryshimeve klimatike, e cila tregon se, pavarësisht ekspozimit në rritje ndaj këtyre rreziqeve, gatishmëria e komunave në rajonet mesdhetare vazhdon të jetë e kufizuar. Kjo, sipas tyre, dëshmon nevojën për qasje më sistematike dhe më afatgjata në menaxhimin e rreziqeve klimatike.
Qendra për ndryshime klimatike vlerëson se thatësia mbetet një nga sfidat më serioze të ndryshimeve klimatike bashkëkohore dhe se përballja me të kërkon koordinim, si edhe përgjigje të saktë e të integruar në të gjitha nivelet e menaxhimit. Në këtë drejtim, nga atje theksojnë se është i domosdoshëm forcimi i kapaciteteve institucionale dhe lokale për vlerësimin e rreziqeve dhe planifikimin strategjik, si dhe sigurimi i mjeteve adekuate financiare për zbatimin e masave të adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike.
Ayyoub Bouaddi do të kishte mundur të vishte fanellën blu të Francës në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Marokut…
Ronald Araujo nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona këtë verë, pavarësisht periudhës së vështirë që po kalon në karrierën…
Federata Meksikane e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Rafael Marquez si trajner të përfaqësueses së Meksikës për ciklin e…
E ardhmja e Paul Pogbas te Monaco është në pikëpyetje, vetëm një sezon pasi mesfushori francez firmosi kontratë dyvjeçare me…
Ylli i ri i kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, Kerim Alajbegovic, është rikthyer në Gjermani pas aventurës së “Dragonjve” në…
Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në Neës 24, përballë Ola Brukos deklaroi se samiti i NATO-s në vendin tonë është…