Gjatë ditëve të fundit, në zona të ndryshme të vendit janë evidentuar disa vatra zjarri, kryesisht në hapësira të hapura, deponi dhe sipërfaqe me bimësi të thatë.
Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se vetëm gjatë kësaj fundjave janë regjistruar dhjetëra zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, 9 janë shuar plotësisht, ndërsa një vatër vijon të jetë aktive në Komunën e Haraçinës.
None found
Situatë e ngjashme po raportohet edhe në vendet e rajonit, përveç zjarreve të shënuara në vendin tonë.
Në Greqi, zjarre të mëdha pyjore kanë përfshirë ishullin Evia, i njohur si një destinacion turistik, ndërsa autoritetet greke kanë urdhëruar evakuimin urgjent të banorëve.
Edhe në Shqipëri janë raportuar disa vatra zjarri, megjithatë autoritetet atje thonë se gjendja është nën kontroll. Zjarret janë përqendruar kryesisht në zonat e Lezhës dhe Tropojës, ku situata paraqitet më e rënduar. Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës po vijojnë punën për shuarjen dhe mbikëqyrjen e vatrave që mbeten aktive.
Deputeti i PD-së Igli Cara, në fjalën e tij në parlament deklaroi se në Bashkinë e Durrësit janë bërë abuzime…
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar në nderim të ambasadores së Izraelit në…
Rolando Maran dhe SylvinhoNë puntatën e radhës të emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel, është prekur edhe tema e ndikimit…
Barcelona po e shtyn Alejandro Balden drejt largimit në afatin kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit katalunas synojnë të…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Dux, me të…
Nëntë studentë të Universitetit Norwich nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vizituar muajin e kaluar Kosovën, ku kanë marrë…