Zv/kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka siguruar banorët e Porojit, Xhepçishtit, Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël se menaxhimi i ujit do të mbetet përgjegjësi e bashkësive lokale.
None found
Ai tha se mirëmbajtja dhe administrimi i këtij shërbimi nuk do t’i kalojë Komunës së Tetovës, por do të vazhdojë të kryhet nga bashkësitë e këtyre fshatrave.
Sipas Qamilit, pretendimet se uji do të menaxhohet nga Komuna e Tetovës synojnë të krijojnë frikë dhe pasiguri te qytetarët. Ai i cilësoi këto deklarata si propagandë.
“Si Komunë e Tetovës jemi duke punuar në funksionalizimin dhe formalizimin e Bashkësive lokale dhe për këtë kemi edhe Grup pune. E garantoj publikisht: uji në këto fshatra do të menaxhohet nga Bashkësitë lokale të këtyre fshatrave”, tha Qamili.
Zv/kryetari u kërkoi banorëve të mos ndikohen nga informacionet e pavërteta dhe dezinformatat.
“Çdo interpretim tjetër është propagandë dhe gënjeshtër. Banorët e Porojit, Xhepçishtit, Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël duhet ta dinë të vërtetën dhe të mos mashtrohen me informacione të pavërteta. Komuna është duke punuar për një zgjidhje të qartë dhe funksionale, ku përgjegjësia për ujin do të jetë te Bashkësitë lokale të këtyre fshatrave”, deklaroi mes tjerash, Qamili.
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë…
Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e…
Një histori e rëndë dhune në familje ka përfunduar me dënimin me burg të një ish-gangsteri të njohur në Uells,…
Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…
26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…
Kombëtarja e Shqipërsë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë vetëm për fitore…