Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për vitin 2024, një punonjës i kushton punëdhënësit në Maqedoni mesatarisht gati 13 mijë euro në vit.
None found
Shpenzimi mesatar vjetor për një punonjës arriti në 788,066 denarë, ndërsa një orë pune efektive kushtoi mesatarisht 450 denarë. Gjatë vitit, punonjësit punuan mesatarisht 1,752 orë.
Shpenzimet më të larta vjetore u evidentuan në sektorin e “Informacionit dhe Komunikimit”, ku arritën në 1,453,846 denarë për punonjës. Në furnizimin me energji elektrike, gaz dhe avull shifra ishte 1,116,070 denarë, në aktivitetet financiare dhe të sigurimeve 1,101,922 denarë, ndërsa në miniera dhe gurore 1,028,458 denarë.
Në sektorin e ndërtimit, kostoja vjetore për punonjës u llogarit në 773,812 denarë. Në tregti ishte 733,477 denarë, në industrinë përpunuese 714,309 denarë, kurse në transport dhe magazinim 661,181 denarë.
Nga sektorët e përfshirë në të dhëna, niveli më i ulët u shënua në akomodim dhe shërbime ushqimore: 565,491 denarë në vit për punonjës.
Shifrat janë përgatitur në kuadër të Anketës së Kostos së Punës për vitin 2024, mbi bazën e të dhënave administrative të Zyrës së të Ardhurave Publike dhe Agjencisë së Punësimit.
Këshilli Bashkiak i Maliqit, ka votuar kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me atë të Korçës. Në votim morën…
Shqipëria U-17Sonte do të luhen dy ndeshjet e para të grupit B të Europianit për moshat U-17 për vajzat, kompeticion…
Shefja e politikës së jashtme të BE-së tha se raportet e inteligjencës tregojnë se Rusia po planifikon më shumë sabotime…
IPAK – Instituti për Avansim Kombëtar, u ka drejtuar një letër institucioneve të Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Kombeve të…
Kongresisti amerikan George Latimer ka zhvilluar në New York një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku në fokus…
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me…