maqedoni

Pse BDI nuk e do Spasovskin për president?

Presidenti aktual i Maqedonise se Veriut, Stevo Pendarovski dje deklaroi se nuk do të kandidojë për president në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit të vitit të ardhshëm. I pyetur për mandat të dytë si president, Pendarovski u përgjigj shkurt duke mohuar kandidaturën e tij.

“Gazetarja: President, a po mendoni për mandat të dytë për president?

Të lidhura

None found

Pendarovski: Jo!”

Më vonë kabineti presidencial ka bërë përmirësim, duke sqaruar se qëllimi i presidentit Pendarovski ka qenë të tregojë se në këto momente traumatike, pas me rastit të vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski, nuk është koha të mendohet për kandidim ose moskandidim në zgjedhje dhe se vendimi përfundimtar do të sillet më vonë.

Disa mediume në gjuhën maqedonase, respektivisht portali PlusInfo, këtë e ka interpretuar si ndryshim të qëndrimit të Pendarovskit për shkak se ai është kandidati i preferuar i BDI-së për president konsensual dhe se për këtë arsye mund të jetë si kandidat i përbashkët i pushtetit.

Këto informacione janë aktualizuar në kohën kur ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski përmendet si një nga kandidatët e mundshëm të pushtetit për president, e madje vlerësohet se ai ka filluar një lloj fushate për t’u promovuar si president, shkruan Zhurnal. Është e vërtetë se Sapsovski mujat e fundit është “hiperaktiv” me aktivitete, e në shumë prej tyre shoqërohet nga diplomatë të rëndësishëm perëndimorë në Shkup, që nga një pjesë e opinionit shihet edhe si sinjal se bashkësia ndërkombëtare, nëse jo e gjitha, një pjesë e rëndësishme e saj e përkrahin ministrin aktual të punëve të brendshme si president të ardhshëm.

Mirëpo parashtrohet pyetja pse BDI nuk e përkrah Spasovskin, nëse janë të sakta informacionet që qarkullojnë në media?

Shkaqet janë të shumta, mirëpo ne do të analizojmë disa prej tyre. Një shkak mund të jetë se posti i ministrit të brendshëm tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ende shihet si nj funksion me kontekst negativ, pa marë parasysh kush e ushtron. Prandaj BDI mund të ketë frikë dhe dyshime se nëse përkrah një ministër të brendshëm, mundet që kjo të reflektohet negativisht edhe ndaj tyre, aq më tepër kur zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të mbahen në një ditë me zgjedhjet parlamentare.

BDI në fillim të mandatit i acaroi tej mase raportet me presidentin aktual Stevo Pendarovski, për shkak të emërimit të Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për Zbulim. Mirëpo që atëherë kanë kaluar pesë vite dhe opinioni në masë të madhe ka harruar këtë acarim, Nga ana tjetër edhe pse ka vlerësime kontradiktore nëse Pendarovski ishte apo nuk ishte president i mirë, megjithatë tek pjesa më e madhe e opinionit shqiptar është ruajtur përhtypja se ai është një politikan korrekt konform shqiptarëve dhe si i tillë kuptohet është më lehtë të përkrahet nga një parti shqiptare, shkruan Zhurnal.

Kurse Spasovski është ndër ministrat e fundit në Qeveri që ende mbijeton si (dikur) njeri i afërt me ish kryeministrin Zoran Zaev. Duke pasur parasysh se BDI ka prishur raportet me Zaev, për shkak të informacioneve se ai bashkë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski një periudhë kanë shqyrtuar plane për formim të një qeverie pa BDI-në, atëherë partia e Ali Ahmetit ndoshta është e interesuar që sa më shumë që është e mundur ta “pastrojë” LSDM-në nga kuadrot e Zaevit që angazhoheshin me maksimën “BDI në opozitë” dhe në këtë funksion është edhe mospërkrahja për Spasovskin. Vetë Spasovski kohën e fundit edhe më tepër ëshëtduke e theksuar afërsinë me Zaevin, duke realizuar disa takime, me të cilëve ishte edhe takimi i përbashkët në selinë e LSDM-së me kryetarin e kësaj parti, njëkohësisht kryemimistër, Dimitar Kovaçevski. Fillimisht u mendua se bëhet fjalë për takim për pajtim, mirëpo më vonë nga mediumet u informua dhe asnjëherë nuk u demantua, se në fakt në këtë takim Zaev ka shprehur pakënaqësi nga politikat e LSDM-së, duke paralajmëruar udhëheqësinë partiake të “mbledhin mend”, se përndryshe mund të dalë publikisht dhe të prononcohet kundër tyre.

Sidoqoftë, të mëdha janë gjasat që partitë shqiptare të përcaktohen në raundin e dytë se cilin kandidat presidencial do ta përkrahin, duke pasur parasysh se në raundin e parë do të kenë kandidatë të tyre për president. Një gjë të tillë zyrtarisht e ka paralajmëruar fronti opozitar që do të garojë me kandidat të përbashkët, e me inercion ka gjasa që edhe BDI dhe ASH të jenë të detyruar të dalin me kandidat të tyre./Zhurnal

të fundit

Geci kërkon verifikimin e pretendimeve për 52 mijë dollarët e Rubinit: Pse nuk flitet për dëshminë e tij në Hagë?

Analisti dhe veprimtari Halil Geci ka reaguar lidhur me pretendimet për pagesa mujore prej rreth 52 mijë dollarësh për diplomatin…

27 seconds ago

39 zjarre në sipërfaqe të hapura në Maqedoni gjatë natës, tre ende aktive

Në periudhën nga 7 deri në 8 tetor, deri në orën 7:30 të mëngjesit, janë regjistruar gjithsej 39 zjarre në…

5 minutes ago

A do të votohet Reforma Territoriale? Protesta jashtë Parlamentit, policia ‘blindon’ zonën! Çfarë pritet të ndodhë

Ditën e sotme në Parlament pritet të votohet reforma e re territoriale, që pritet të shoqërohet edhe me debate, për…

15 minutes ago

Shembet pjesërisht një pallat shtatëkatësh në Stamboll, tetë të plagosur nxirren nga ndërtesa

Një pjesë e një pallati shtatëkatësh është shembur mëngjesin e së enjtes në lagjen Maltepe të Stambollit, duke shkaktuar panik…

18 minutes ago

Zjarrfikësit nxjerrin të riun e bllokuar në lumin Devoll

Një i ri është shpëtuar nga shërbimi zjarrfikës i Gramshit, pasi mbeti i bllokuar në mes të lumit Devoll. Ngjarja…

20 minutes ago

Liverpooli përshpejton lëvizjen prej 70 milionë eurosh për yllin e Premier League

Liverpooli e ka shtuar Adrien Truffert në listën e objektivave të tyre të transferimit për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i…

20 minutes ago