Analisti dhe aktivisti Halil Geci ka kërkuar sqarimin e pretendimeve për pagesa mujore prej rreth 52 mijë dollarësh ndaj diplomatit amerikan James Rubin dhe për rolin e tij në përpjekjet për një marrëveshje që, sipas Gecit, përfshinte edhe ndarjen e Kosovës.
None found
Duke iu referuar një shkrimi të Jona Çitakut, Geci ka vënë në pikëpyetje mungesën e debatit publik për dëshminë e Rubinit në Hagë.
“Ku qëndron e vërteta për 52 mijë dollarët e Rubinit? A po e fshehin ‘tradhtarët’ të vërtetën për ‘tradhtarin’? Pse nuk flitet për atë që tha Rubini në Hagë?”, ka shkruar Geci.
Sipas tij, në versionin e publikuar të dëshmisë, Rubini është pyetur për pagesa mujore prej rreth 52 mijë dollarësh gjatë periudhës 2018–2020, si edhe për përfshirjen e tij në përpjekjet për një marrëveshje ku trajtohej edhe çështja e ndarjes së Kosovës.
Geci ka bërë thirrje që pretendimet të shqyrtohen dhe të verifikohen në mënyrë publike. “Nëse kjo është thënë publikisht në sallën e gjyqit, atëherë pyetja është e thjeshtë: Pse nuk flitet për këtë?”, ka shkruar ai.
Ai ka theksuar se çdo dëshmi që lidhet me territorin dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe me përdorimin e parave të qytetarëve, duhet të diskutohet publikisht.
“Nuk duhet të ketë heshtje për asnjë dëshmi që prek territorin, sovranitetin dhe paratë e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Geci.
Në reagimin e tij, ai ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj atyre që, sipas tij, nuk po flasin për çështjen, duke i akuzuar se po mbulojnë të vërtetën përmes heshtjes.
Geci e mbylli reagimin me kërkesën që pretendimet për pagesat, lobimin dhe territorin e Kosovës të hetohen e të verifikohen publikisht, për të sqaruar çfarë është thënë në të vërtetë në Hagë dhe në çfarë rrethanash janë kryer pagesat.
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike synon të shtojë edhe 400 shërbime të reja elektronike në platformën eKosova brenda dy…
Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i quajti…
Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për…
Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dega në Shtime, kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual…
Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i quajti…