Categories: maqedoni

Prokuroria në Shkup kërkon masa sigurie për dy të dyshuar në raste të rënda të dhunës në familje

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ndërmarrë veprime në dy raste të veçanta të dhunës familjare dhe ka kërkuar masa sigurie për personat e dyshuar.

Në rastin e parë, është nisur procedurë ndaj një 56-vjeçari për veprën penale “Rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144, paragrafi 3, në lidhje me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, ai për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre, të moshës 18 dhe 15 vjeç. Megjithëse sjellja e tij agresive ishte e vazhdueshme, familja nuk e kishte kallëzuar më herët për shkak të frikës. Rasti arriti kulmin kur vajza 15-vjeçare, e pambrojtur përballë kërcënimeve, ofendimeve dhe presionit të pandërprerë nga babai i saj, tentoi t’i japë fund jetës.

Një procedurë hetimore është hapur edhe ndaj një 33-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas të dhënave, më 20 qershor ai e tërhoqi me forcë drejt një automjeti duke e kërcënuar, ndërsa në një moment provoi ta godiste me një shishe qelqi. Gruaja arriti të hapte derën dhe të hidhej jashtë automjetit, por i dyshuari e ndaloi mjetin dhe tentoi ta detyronte të kthehej sërish brenda. Si pasojë e dhunës së ushtruar, ajo mori lëndime trupore. Ky veprim është kualifikuar si vepër penale sipas nenit 130, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Në njoftimin e Prokurorisë Publike thuhet se, për të dyja rastet, prokurori kompetent i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake vendosjen e masave të sigurimit. Këto masa përfshijnë ndalimin e largimit nga vendbanimi, detyrimin për paraqitje të rregullt në gjykatë, konfiskimin e përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit, ndalimin e afrimit dhe të çdo kontakti me të dëmtuarit, si dhe ndalimin e frekuentimit të vendeve ku ata qëndrojnë ose lëvizin.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

2 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

2 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

2 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

2 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

5 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago